??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

 

Nga Ramiz LUSHAJ

101 vjeçari Haxhi Beqë Syla nga Shishmani i Gjakovës, tashti me banim edhe lagjenDardani(Piskot) qytetit të Gjakovës, veteran e invalid i Luftës Dytë Botërore, specialist i shquar i lapsit ekonomistit financiar, me një familje atdhetare e me kontribute për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, i Ftuar i Nderit i moshuari, e përshendeti me nji Fjalë shkurtër Takimin e Madh të Prishtinës”.

Veterani Haxhi Beqë Sylaj, që ka muajin e dytë kalendarik të 101 vjeçarit, erdhi nga qyteti i Gjakovës për të marrë pjesë në Takimi i Madh i Prishtinës”, 13 maj 2022, i shoqëruar nga Ahmet Krasniqi (shih foto)miku i tij i afërt, pothuaj përditor në kafet e mëngjezit e rrugët e Gjakovës, në shtëpijat e tyre, në veprimtari të ndryshme, si dhe, gjithashtu, ishte përkujdesje Halil Ahmetitdrejtor iGazeta e Alpevepër Kosovën, me të cilin takohen shpesh dhe rrijnë bukur shumë së bashkut.

Veterani i Luftës Dytë Botërore, Haxhi Beqë Syla, ishte luftëtar pjesmarrës deri Frontin e Sremit”, ku dhe mbeti plagosur përjetësisht nga një shtangie-mbërdhirje muskuli në dorën e djathtë prej ngricave dimrit acartë vitit 1945.

101 vjeçari Haxhi Beqë Syla është lexuesi më i moshuar Gazeta e Alpeve”, prej tre vitesh i abonuar i saj. Njiherit, merr pjesë edhe në veprimtari tëGazeta e Alpevesi TakimiPanShqiptar i Gjakovës” (24 qershor 2019) dhe nëTakimi iMadh i PrishtinësTakim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik (13 Maj 2022).

101 vjeçari Haxhi Beqë Sylaj e ka një bibliotekë vogël  shtëpijat e tij, lexon pothuaj çdo ditë libra, disa sish dhe pa syze. I lexon pothuaj çdo ditë deri 70-80 apo dhe 100 faqe libri dhe kuvendime odash apo tavolina kafeje flet pëpërmbajtjen e tyre, etj. Ai, gjatë jetës së tij, nga rinia nëpëluftëra e deri tek pleqëria në paqe shtet ndërtimi të Kosovës, i ka (ri)lexuar Fishtën (me “Lahuta e Malcisë” e “Mrizi i Zanaveetj.), “Lulet e verëstë Naim Frashërit e plot vepra të Vëllezërve Frashëri, Asdrenin, Çajupin, si dhe Nolin e Konicën…e deri tek veprat më të reja të Jusuf Buxhovit si vepra disa vëllimsheKosovaapo  vepra e Adem LushajtKrimet Serbe në Kosovë. Rasti i Deçanit” (këto dy vepra të Buxhovit e Lushajt të sponsorizuara e botuara nga humanisti e botuesi shqiptaro-amerikan Ramiz Tafilaj i Kosovës e Teksasit në Amerikë)

Veterani Haxhi Beqë Syla, gjatë vitit kaluar (2021) e ka lexuar dy herë librin e Presidentit Amerikan Joe Biden me titull Premtomë, baba” (“New York Times Bestseller”), i botuar në shqip nga Shtëpia BotuesePema Kosovë, 2020.

I kam shkue për vizitë në shtëpinë e tij në Gjakovë, vet dyti-bashkë me Halil Ahmetin, duke mbetë me vlerësime e kujtime të mira, duke ikë me dëshirën për tu kthyer prapë aty në banesën e Haxhi Beqë Sylajt të Gjakovës.

Veterani e invalidi i Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Sylaj, është një mjeshtër i mirë në përdorimin e çiftelisë, sidomos me sinkopa lojë gishtash mbi perdet e instrumentit popullor, sikur të ishte Artisti i Popullit, i ndjeri Ndue Shyti Pukës, ku të preferuarit e tij janë artistët e mërmëdhenj MaxhunFazlia, Dervish Shaqa, Demush Neziri, Lan Dobra e të tjerë. Ai është dhe një këngëtar i mirë, ka kënduar gjithë jetën e tij pëvete e për të tjerët, gjithëherë e gjithkund, sidomos i kishte ma për qejf disa kangë siKënga e Halil Gashitqë kujton se po e këndon me të vertëtë artisti i mirënjohur Maxhun Faslia Kosovës dardane.

Veteranit e invalidit të Luftës së Dytë Botërore, Haxhi Beqë Sylaj, ikonë historie e lavdie nëpër kohëra vështira, simbol jetëgjatësie shqiptare, i talentuar lapsin e ekonomistit financiar, fort i dhanun pas leximit librave e shtypit, mik mirë iGazeta e Alpeve”, abonues e lexues i çmuar dhe përhershëm i saj, pjesmarrës në veprimtari të saj në Gjakovë e Prishtinë, i urojmë ketë shëndet plotë e jetë gjatë për të ardhë dhe Kuvendi i Madh i Alpeve Tiranë, me 17 të ntorit 2022.

Tiranë, Maj 2022

__________

Teksti i fotove ilustruese të shkrimit:

1.- Veterani e invalidi i LDB, Haxhi Beqë Sylaj nga Gjakova, duke e përshendeturTakimin e Madh të PrishtinësTakimPanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik të 13 Majit 2022. (Në sfond, i shoqëruar nga miku i tij i afërt, Ahmet Krasniqi Gjakovës).

2.- 100 vjeçari Haxhi Beqë Syla nëTakimi PanShqiptar Gjakovës”, 24 qershor 2021, në Pallatin e KulturësAsimVokshitë Gjakovës.

3.- Veterani Haxhi Beqë Syla me vepren madhore disa vëllimshe Kosova Jusuf Buxhovit dhe me Gazeta e Alpeve e botime  tjera.

4.- Veterani Haxhi Beqë Syla duke e lexuar librin e Presidentit Amerikan Joe Biden me titullPremtomë, baba” (“New York Times Bestseller”), i botuar shqip nga Shtëpia Botuese Pema Kosovë, 2020. (Foto nga Halil Ahmeti. Qershor 2021).