Nga Harry Bajraktari

Jam i gëzuar që miku im Christopher Hyland është nderuar më në fund në Kosovë.

Dje ai pranoi Urdhërin “Dr. Ibrahim Rugova” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Christopher Hyland ka luajtur një rol kyç në prezantimin e komunitetit tonë me fushatën presidenciale të Guvernatorit Bill Clinton në vitet 1991-1992. Puna e tij në atë kohë hodhi themelet e marrëdhënies së shkëlqyer që ndërtuam më vonë me ndihmën e Eliot Engel dhe miqve të tjerë në Washington me administratën e Presidentin Bill Clinton, çka çoi në luftën për çlirimin e Kosovës in 1999.

Dua të falenderoj me këtë rast vëllezërit Bitici, miqtë e mi të mirë John dhe Sergio si dhe vëllezërit e tjerë Mike dhe Joe, të cilët ishin të parët që e njohën dhe e sollën Christopher Hylandin në mesin tonë. Kontributi i tyre ka qenë themelor në punën tonë.

Përgjatë vitit 1992, kam shërbyer si pikë lidhje me Hylandin mes komunitetit tonë dhe fushatës së Presidentit Clinton. Kisha themeluar gazetën “Illyria” në vitin 1991 dhe mbështetëm publikisht kandidatin Bill Clinton për President. Kur ai fitoi në zgjedhje, unë dhe Elez Biberaj nga Zëri i Amerikës udhëtuam për në Arkansans për t’u takuar me ekipin e Presidentit -të – Zgjedhur. Ne i paraqitëm administratës së re çështjen e Kosovës, çështjen shqiptare dhe pikëpamjet e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Zoti Hyland ishte aty dhe na mirëpriti e ndërmjetësoi për ne. Jam i gëzuar që kontributi i tij nga ajo kohë nuk është harruar dhe që u nderua në Kosovë me Urdhërin “Dr. Ibrahim Rugova”, që mabn emrin e Presidentit të parë dhe babait të Kosovës së lirë dhe të pavarur.

Urime zoti Hyland!

LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE

Presidentja Vjosa Osmani nderon zotin Christopher Hyland me Urdhërin Dr. Ibrahim Rugova.

Në këmbë nga e djathta, Harry Bajraktari, kryeministri Kosovës, Bujar Bukoshi Dr. Ramdan Xhema, Dr. Nexhat Kalici, Jim Xhema. Dr Abdyl Krasniqi, një veprimtar i paidentifikuar, Joe Bitici dhe Sergio Bitici,

Ulur nga e djathta: John Bitici, Christopher Hyland, Mehdi Hajdari, një veprimtar i paidentifikuar, Muhamet Mjeku, Sylejman Gashi, dhe Rrustem Geci.

Pamje nga takimi me administratën e ardhshme Presidentit të Sapo Zgjedhur, Bill Clinton, Little Rock, Arkansas, dhjetor 1992. Harry Bajraktari, i pari nga e majta dhe Christopher Hyland djathtastë dy  fotografuar nga mbrapa.

Nga e majta, Harry Bajraktari, Presidenti Bill Clinton, dhe kongresisti Eliot Engel, New York, 2016.