Në traditën e Takimeve në Tiranë (2019, 2021), Gjakovë(2019, 2021), Plavë-Guci (2019, 2021) e Shkodër (2021), u mbajt hotelin pesëyjesh “Sirius”( salla e konferencave “Andromeda” e salla tjetër “Orion”), 13 maj 2022: Takimii Madh i Prishtinës, Takim PanShqiptarNdërBallkanik-EuroAtlantik, me motonIntegrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike, organizuar ngaGazeta e Alpevenëbashkëpunim me komunën e Prishtinës, ku merrnin pjesë 152 akademikë, diplomatë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, ushtarakë karierës në luftë e paqe, veprimtarë tëshoqërisë civile, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Europa e Amerika.

Nderonin me praninë e tyre Liburn AliuMinistër iMjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i Kosovës, Rozeta HajdariMinistre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ambasador Flamur Gashi dhe Dedë Prengaj– dy këshilltarë të Presidentit të Republikës sëShqipërisë; ambasador Qemal Minxhozi– ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës; Shaip Kamberi deputetpopullor i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë(kryesues i Delegacionit Shqiptar nga Lugina në këtë Takim), Enis Imamoviq– deputet popullor i SDA të Ugljaninit e Sanxhakut në Kuvendin e Serbisë (kryesues i delegacionit nga Sanxhaku në këtë Takim); Abdulla Domi- Kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit; Armend Zemaj– deputet i Kuvendit tëKosovës dhe ish Ministër i Shëndetësisë i Kosovës; MuharremZejnullahu– Konsull Nderi i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë,Kryetar i Komunitetit Shqiptarëve BeH dhe ish-ambasadori parë i BeH Shqipëri; dr. Ahmet Ulajpersonalitet i botës akademike e të biznesit, i humanizmit, një ndër tre themeltarët e kompanisë elitare Gener 2” në Shqipëri; Nikollë Camaj– personalitet i shquar i Politikës, Arsimit, Kulturës  e mediave në Malin e Zi (kryesues i Delgacionit Shqiptar nga Mali i Zi në këtë Takim); Sabit Bytyçi nga Amerika- ish Kryetar i Këshillit të Federatës PanShqiptare “Vatra” (2020-’22), një lobist e kontributor i shquar në Amerikë për Çështjen Kombëtare Shqiptare; shqiptaro-britaniku Skënder Përpepajbiznesmen, humanist, i dekoruar nga Parlamenti Britanik e Presidenca e Shqipërisë, drejtori i parë i “Gazeta e Alpeve”; ambasador Mal Berishaish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuartë Britanisë së Madhe dhe në Republikën e Irlandës; KeisukeYAMANAKA – I Ngarkuari me Punë në Ambasaden e Japonisë në Kosovë; akademikët Rexhep Ferri (pasardhës i Jakup Ferrit) dhe Jusuf Bajraktari; Admirali i FLD, gjeneral Skënder Doçi– ish komandanti i parë i Batalionit “Atlantiku” në Amerikë, qëmorën pjesë në Luftën e Kosovës; gjeneral Fadil Hadergjonaj, një ndër komandantët e Betejës legjendare Kosharës, ishKomandant i Forcave Tokësore (KOMFT)-FSK; prof. dr. Abdulla Mehmeti nga Tetovakryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut e shumë të tjerë.

“Takimin e Madh të Prishtinës” e hapi Ramiz Lushaj– kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut).

“Takimi i Madh i Prishtinës” u përshendet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, Përshendetje të cilën e lexoi Dedë Prengaj– Këshilltar i Presidentit.

Takimin e përshendeti edhe përfaqësuesja nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani ish kryetare e komunës sëPreshevës (deri në fundprilli 2022) një nga zonjat e shquara e simbol të botës e kohës së sotme shqiptare.

Ndërkohë i kishin përcjellë Përshendetjet e tyre me postëdigjitale për Takimin e Madh të Prishtinës edhe personaliteti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari“Nderi i Kombit”, deputetja Ermina Leskaj Përlaskaj– e vetmja deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë (Zagreb) e tëtjerë.

Moto e “Takimit të Madh të Prishtinës” ishte “Integrimet NdërShqiptare e NdërBallkanike, ndaj pati pesë kumtime:“Korridoret NdërShqiptare e NdërBallkanike si kontribut për integrimin europian – nga ing. Liburn ALIUMinistër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës të Kosovës; “Mbi zhvillimet e integrimet ekonomike ndërshqiptare në Ballkanin Perëndimor” – nga AvniPONARIDrejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA GroupAUSTRIA në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri; “Për një paradigmë të re në integrimet kulturore ndërshqiptare nga dr. Bujar LESKAJDeputet i Qarkut të Vlorës, ish Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve të Shqipërisë, ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nismëtar e kontributor i vendosjes së Shtatores së Ismail Qemal Bej Vlorës në Prishtinë; “Roli i Diasporës Shqiptare në integrimet e zhvillimet ekonomiko-kulturore ndërshqiptare Ballkan” nga ambasador Flamur GASHIKëshilltar i Presidentit të Shqipërisë, ish Drejtor i Institutit të Diasporës të MPJ të Shqipërisë; ish ambasador i Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë; pedagog i jashtëm në Prishtinë; “Ndikimi i Turizmit Malor/Alpin në integrimet e zhvillimet ekonomiko-shoqërore panshqiptare e ndërballkanike”– nga Skënder THAÇIKryetar i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës, Administrator i Eko-Hotel Natyror Alpin “Magra Austria” në Pejë e Prishtinë.

E përshendetën Takimin e Madh të Prishtinës”, me pak fjalë miradije e zemre, edhe plaku 101-vje çar Haxhi BeqëSyla nga Gjakova, veteran e invalid i Luftës së DytëBotërore; pjesmarrësi më i moshuari i Takimit, si dhe, më e reja e Takimit, këngëtarja 9-vjeçare Ergisa Hajdinaj nga Tropoja, me këngën e re “Mirë se të gjejmë Prishtinë, kryeqytet i Pavarësisë– me muzikë të kompozitorit Skënder Dozhlani– Mjeshtër i Madh.

“Takimin e Madh të Prishtinës” e përshëndeti soprano e Operas së Milanos, Anila Hoxha Gjermeni, artiste me karierëtë mirë operistike e koncertale në Itali e shtete të ndryshme të Europës, me këngët “Baresha” (në një interpretim të ri) dhe “Malli përtej detit”.

Gjithashtu u ndanë dhe çmime e mirënjohje të ndryshme nga “Takimi i Madh i Prishtinës”/Gazeta e Alpeve”, si çmimet “Dardania”, “Nënë Tereza”, “Pjetër Bogdani”, “Konica”, “Bajram Curri”, “Cucë Avdyl Ulaj”, “Krenaria e Alpeve Shqiptare”; “Mark Krasniqi”, “Pena Alpine”, “Dom NdocNikaj”, “Esad Mekuli, Çmimi i Meritës”, “Yjet e Alpeve” etj.

Fjala mbyllëse e “Takimit të Madh të Prishtinës” u mbajt nga dr. Islam Lauka– ish Ambasadori i parë i Shqipërisë nështetin e ri të Kosovës, Zv/president i “Gazeta e Alpeve”, President i Qëndres Shqipatre të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.

“Takimi i Madh i Prishtinës” i 13 majit 2022 do iu drejtohet me një Thirrje/Apel edhe institucioneve shqiptare e të huaja për integrimet plotore në organizma ndërkombëtare të shteteve tëBallkanit Perëndimor, si Kosova (“Lëvizja e Lirë”, antarësimi në NATO, BE…OKB), Shqipëria, Maqedonia e Veriut  e Mali i Zi (antarësimi në BE), për Koridoret Autostradore e Hekurudhore NdërShqiptare e NdërBallkanike, si Koridori treshtetëshAdriatik-Alpe (Prishtinë-GjakovëShkodër-Shëngjin-Ulqin); Rruga Ndër(kombëtare) Deçan-Plavë etj.

Në “Takimi i Madh i Prishtinës” u mbajt Një MinutëHeshtje për miqtë e shquar të Shqiptarëve të ndarë nga jeta kohët e fundit si senatori amerikan Bob Doll (5 dhjetor 2021); Sekretare Amerikane e Shtetit, Madelene Ollbrajt (23 mars 2022) diplomati amerikan Jahn K. Menzies (26 mars 2022)  ish ambasadori i parë i pas Luftës në Kosovë; për Mjekët e rënë nëkrye të detyrës gjatë kohës së Pandemisë; për personalitetet shqiptare e, njiherit, dhe miq të “Gazeta e Alpeve”, si:  Ilir Buçpapaj– Mjeshtër i Madh, gazetari e regjisori i RTPSH (Nju Jork, janar 2022), Ndue Ukcama – gazetar, regjisor, studiues, Mjeshtër i Madh, Laurant i Çmimit të Republikës (Tiranë, mars 2022); Prof. dr. Skënder Rizaj (Prishtinë, nëntor 2021);  gazetari e veprimtari i njohur shqiptar-amerikan Zeqir Lushaj (Shëngjin, nëntor 2021); Ndoc Mulaj – “Ambasador i Alpeve Shqiptare”, ekspert i turizmit alpin (Pukë, janar 2021)

Për të pranishmit u shtrua dhe një Drekë zyrtare (salla “Orion”) nga komuna e Prishtinës dhe Hoteli pesëyjeshSirius, me 127 pjesmarrës, ku u ndanë dhe çmime e mirënjohje, patikëngë e valle etj.

NëTakimi i Madh i Prishtinës,, në hollin e Hotel “Sirius”, u ndanë mbi 3.000 Libra-Dhuratë në gjuhën shqipepër Shqiptarët në Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe nëMalin e Zi e një pjesë dhe në Maqedoninë e Veriut, përshkolla, biblioteka, shtëpi të shëndetit etj.

Takimi i Madh i Prishtinës i 13 majit 2022 filloi me homazhe nderimi me buqeta me lule tek Monumenti i Skënderbeut, Shtatorja e Nëna Terezës, shtatorja e dr. Ibrahim Rugovës, shtatorja e Zahir Pajazitit– “Hero i Kosovës”, busti i Madelene Ollbrajt– Sekretare Amerikane e Shtetit– mike e madhe dhe e përjetshme e Shqiptarëve.

“Takimi i Madh i Prishtinës” do të botohet libër më vete, me të gjitha temat, përshendetjet, dokumentet e veprimtaritë e tij.