Por, Profeti qanë, Volteri qesh…Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, sipas Viktor Hygoit, kanë lindur ose ardhur shkëlqimi dhe bukuria e besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë.
U morr vesh se popujt (kombet) dhe shtetët e ndrydhme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit.
Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose gjenealogjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit.
Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.
Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme, sublime dhe relevante-ndaj qenies, materies dhe ekzistencës sonè individuale dhe kolektive.
Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.
E katerta: Asnjëherë nuk duhet t’u zihet besë atyre që me flamurin e ngritur në gjysëmshtizë, i takojnë dështimit dhe dekadencës, dhe të cilët e paraqesin ose prazantojnë vetën në sytë e të tjerëve si “pengje” ose “viktima të lirisë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, teritoriale, gjeografike, fetare, kulturore etj. E sidomos atyre që duan t’u ngjitën përpjetëzave ose lartësive të ndryshme karieriste, profiteriste dhe të tjera mbi fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.
Qëllimet e tyre nuk janë fare të pastra, por tepër hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, djallëzore ose satanike.
Shteti i Kosovës në asnjë menyrë nuk bën ti ngjajë mitit ose legjendës së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!
Apo, prish e shkatërro natën, për të ndërtuar ditën.
Dhe, aq me pak “kullës” së Babilonisë, ku për të mbrojtur kullën nga sulmet ose mësymjet e urukëve ose semitëve, duhet lidhur (burgosur), vrarë, zhdukur ose masakruar të gjithë sumerët! (…)
Me lirinë, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, robërinë, skamjen ose varfërinë individuale dhe kolektive, nuk kanë të drejtë të lozin ose tallën as profetët ose perënditë. Pikë!
Personalisht i ndjejë dhe kuptoj thellë edhe z. Haradinaj edhe z. Gucati së bashku me familjet, farefisin, shokët, miqtë dhe bashkëluftetarët e tyre. Mllefin, pezmin ose deshprimin e tyre ndaj aktgjykimit të sotëm të tribunalit ose gjykatës speciale në Den Hagë!
E dijë se denimëve absurde, abstrakte, drakonike, paradoksale dhe anakronike të çlirimtarëve ose komandantëve të shquar shqiptar të UÇK-së, mëse tepërmi i gëzohen ata që për shumë shekuj dhe dekada na kanë vrarë, zhudukur, masakruar, plaçkitur, përdhunuar, sunduar ose okupuar ne ndihmën e atyre të tjerëve që dikur i kanë ngritur, krijuar, formuar, armatosur dhe mbrojtur si popuj dhe si shtete, për të na zhdukur ose shfarosur neve si popull ose si komb, e që sot, disa prej tyre thonë se “rastësisht”-janë miq ose aleat të Kosovës dhe shqiptarëve. Hëm….!!!
Rastësia ne disa raste thonë se eshtë ‘sinonim femëror’ ose “pseudonim i lartë hyjnor ose profetik” të cilin Zoti (Hyji)-megjithatë, nuk deshti të nënshkruajë.
E sidomos atëherë kur paditësh, akuzohesh, burgosësh dhe denohesh nga gjykatësit ose prokurorët e atyre popujve dhe shtetëve me të cilët (cilat) dikur bashk, kinse e keni bërë dhe fituar luftën kundër atij vargu të zgjatur shovenësh, kriminelësh dhe çetnikësh të çartur ose të egër serbian!!!
Por, ia që ndodhë edhe kjo “rastësisht”!
Sidomos atëherë puçen ose bëhen bashkë “krajlat dhe sulltanat e ri” të Beogradit, Moskës dhe Stambollit me çaushët, fetahët, rrogtarët, poreznikët, kërmat, fekaliet ose fosiliet e tyre shqipfolës, joshqiptar ose antishqiptar që punojnë ose lehin për ta tinëzisht, udbisht ose publikisht në emër të “krahut demokrat ose institucionalist” të përkthyer në “shtet ligjor dhe demokratik”,
Plus ata të tjerët që në portale ose gazeta kosovare, paraqitën ose prezantohen si patriot, kalorës, gardian ose avoketër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Nasim Haradinajt, Pjetër Shalës etj….Ndërkaq, dikur natën vonë (në terr..) ndoshta (me siguri) -shpifin, sajojnë, manipulojnë ose përgadisin dosie, “zapisnica” ose “poternica” kundër tyre!
Zoti i vraftë atë farë të poshtër!!!!
I mallkoftë gjaku i heronjve dhe deshmorëve të kombit!
Nejse….!
Mëqe, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e shumëta njerëzore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t’i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë këto vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale, respektivisht, njerëzore, materiale, shtetrore, nacionale etj.
Jeta është një ‘numratore e madhe’ më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond….Një ‘tabelë e madhe’ shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, tèrbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij..Dhe, çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion….
Kjo vlen për të gjithë.