-Pushtuesit barbarë nuk mundën ta ndryshojnë ADN Arbërore e ta zvogëlojnë gravitetin shqiptar. Sanxhaku i Pazarit të Ri – Sebrenica e Parë-

Nga AZGAN HAKLAJ- Mjeshtër i Madh

            Sanxhakët e Pazarit të Ri dhe Nishit provinca Iliro – dardane në epokën e mbretërive, në arealin e trojeve etnike shqiptare që u ngritën 4-5 shekuj para epokës sonë, ishin jo vetëm qendra të fuqishme në aspektin politik, ekonomik, ushtarak e kulturor, të cilat mbronin vulën dhe identitetin e qytetërimit tonë të lashtë por dhe rajone ku elementi iliro-dardan, thënë ndryshe struktura etnike e banorëve përbëhej nga një mazhorancë absolute shqiptare.

            Elementi i popullsisë së huaj ishte kaq i papërfillshëm sa nuk përmendet fare në analet e historisë së ankititetit të hershëm dhe atij të vonë.

            Me pushtimin romak të Ballkanit, që u pasua me renien e mbretërive Ilire- Dardane e asaj Maqedone Nishi e Pazari i Ri u shndërruan në provinca romake.

            Struktura e fortë etnike, historia e lashtë dhe madhështore e Qytetërimit Pellazgo- Ilir dhe kryengritjet e fuqishme ndaj Romës perandorake e bënë të pamundur romanizimin e trojeve tona etnike.

            Përballë fuqisë së kësaj perandorie me kapacitete kolosale ushtarake, teknike e ideologjiko- kulturore, ilirët rezistuan heroikisht duke ruajtur gjuhën, doket dhe zakonet e mënyrën e jetesës.

            E kunderta ndodhi me dakët (romunët) e sotëm, u romanizuan apo Kartagjena e fuqishme e Hanibalit të madh u shemb me themele e toka e saj u lërua me parmendë.

            Nishi është toka që rriti Konstandinin, themeluesin e Konstadinopojës, Perandorin e ndritur, i cili i dha jetë 1000 vjeçare “Rajhut” bizantin duke e shndërruar në perandorinë më jetëgjatë e më të lulëzuar europiane të të gjitha kohërave.

            Dardania pjesë e Ilirikut u kthye në faktor në kohën e Bizantit.

            Këtu janë rrënjët e tre identiteteve, administrativ me Dioklecianin, kishtar me Konstandinin e madh, politik me Justinianin.

            I theksova këto fakte për të treguar fuqinë kolosale që mbart në vetëvehte Geni Iliro – Arbëror, fuqi e cila demonstrohet në mënyrë gjeniale sa herë e kërkojnë kohërat e vështira dhe udhëkryqet e mëdha të historisë së njerëzimit.

            Dyndjet sllave në Ballkan të shekujve V-VI-VII ishin një termet shkatërrimtar për banorët e lashtë të gadishullit.

            Ilirët u gjendën në epiqendër të ciklonit.

            Kujtesa historike është çertifikata e shpirtit dhe Identitetit të një populli.

            Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe ai i Nishit kanë pësuar nëpër shekuj reprezalje, genocid shfarosës, shpërngulje masive etnike, por njëkohësisht kanë lanë aty vulën e pashlyeshme të Identitetit dhe qytetërimit të tyre.

            Aty akoma flet shqip toka e qielli, guri dhe druri, përmes rrenojave të kështjellave, të tempujve, përmes varreve të antikitetit dhe të mesjetës përmes tokës së tyre që fsheh e ruan me fanatizëm në gjirin e saj margaritarë të shumtë që i deshmojnë botës një kulturë e qytetërim të nivelit botëror, produkt i shekujve e mijëvjeçarëve të banorëve autoktonë, të cilët bota perëndimore i quan albanezë dhe vendin e tyre Albani.

            Kur u erdhën hordhitë sllave në këto zona mes lumenjeve Ibër, Rashka, Lim, në shekujt Vl-VII pas Krishtit shkatërruan gjithçka.

            Ata ishin konglomerat pupujsh barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë.

            Ishin njerëz barbarë të egër dhe pa besim.

            Përqafimi i kristanizmit nga ana e tyre ka ndodhur rreth viteve nëntëqind.

            Të gjitha të dhanat historike flasin së Lugina e Lumit Rashka ishte e banuar nga Ilirët dhe se sllavët janë përballur me banorët autoktonë aty.

Këtu u krijua Mbretëria e Rashkës nga një fis tribal pellazg i lidhur me dardanët ku sundoj Dinastia e Nemanjiqëve në shekujt XII-XIV – të.

            Ata janë me origjinë shqiptare dhe i takojnë fisit Nimani.

            Nimanjiqët ishin kotolikë, pastaj ortodoksë, pas skizmës, ndarjes së kishave në vitin 1054.

            Me pushtimin turk janë muslimanizuar.

            Mbretëria e Rashkës nuk është serbe por e krijuar nga feudal shqiptarë të ortodoksizuar pas Skizmës, në vitin 1165 -1195, Shtjefën Nimani ( Stefan Nemanja) Zhupani.

            Historiagrafia serbe shtrembëron të vertetën edhe për Car Dushanin dhe krajl Milutinin.

            Të dy ishin feudal ortodoks arbëror.

            Por të analizosh në dritën e historisë genocidin e Perandorisë që mori emrin sllav të Stefan Dushanit, të Mbretërisë së Karagjergjoviçëve, Obrenoviçëve, të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e të Jugosllavisë Titiste mbi shqiptarët duhen volume të tëra.

            E shoh të arsyeshme ti referohem periudhës nga Kongresi i Berlinit në luftrat ballkanike, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe kapitullimin e regjimit gjakatar të Millosheviçit.

            Krijimi i provincës serbe pas kryengritjes së parë 1804-1813, udhëhequr nga Karagjorgji ( Gjergji i Zi) shqiptar me origjinë nga Kelmendi ishte produkt i mbështetjes së Rusisë Cariste, që kishte filluar që në kohën e Katerinës së Madhe mbështetjen e levizjes ortodokse në Ballkan, e cila synonte të shkatërronte Perandorisë Otomane, me qellimin final për të futur Ballkanin nën protektoratin e saj, sipas modelit të fuqive të mëdha koloniale të kohës Francës, Anglisë, Spanjës e Portugalisë.

            Rusia Cariste tërhoqi mbështetjen për rebelët serbë pas Traktatit të Bukureshtit, maj 1812 dhe pushtimit të territorit të saj qershor 1812 nga Franca.

            Mbi 100000 kryengritjes së bashku me Gjergjin e Zi u internuan në Perandorinë e Habsburgëve.

            Turqit e ripushtuan Beogradin në vitin 1813 duke kryer masakra të mëdha.

            Në prill 1815 Millosh Obrenoviçi u zgjodh udhëheqës i kryengritjes së dytë dhe udhëheqës suprem i revolucionit.

            Periudha 1817-1835 deshmoj një konsolidim paqësor të fuqisë politike të një Serbie autonome, e cila fitoi të drejtën e trashëgueshme të pushtetit të princërve serbë në vitin 1830 dhe zgjerimin territorial të monarkisë së re në vitin 1833.

            Rusia filloi në frontin lindor beteja të përgjakshme kundër turqëve.

            Në vitet 1877-1878 Perandoria Otomane pësoi disfatë të të rëndë në të gjitha frontet.

            Në organizimin e Ri të vitit 1864 Perandoria Otomane Nishin e kishte kaluar në Vilajetin e Kosovës kurse Sanxhakun e Pazarit të Ri me Pashallekun e Bosnjes.

            Pas Luftës Ruso -Turke Nishi e rrethinat përjetuan një pushtim të egër e një barbarizëm të tillë nga serbo sllavët të panjohur kurrë më parë në Historinë e Europës.

            Gjatë krizës së madhe lindore të viteve 1875-1878 Sanxhaku i Pazarit të Ri mori rendesi sepse zgjoi interesin e Austrohungarisë.

            Ajo donte të mbante të ndarë Serbinë e Malin e Zi dhe të mbante të okupuar Bosnjen.

            Duhet të theksojmë faktin se Shqiptarët përbënin shumicën në Sanxhak.

            Shqiptarët e Pazarit të Ri kanë kundërshtuar me forcë vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, që kërcënonte trojet shqiptare dhe Sanxhakun synonte ta ndanin mes Serbisë dhe Malit të Zi.

            Me të njëjtën forcë kundërshtuan Kongresin e Berlinit.

Edhe pse morën pavarsinë në Kongresin e Berlinit Serbia dhe Mali i ZI, serbët, dhe malazezët ishin pakicë në këto vende, shumicën e bënin shqiptarët dhe vllehet, sipas burimeve austrohungareze dhe osmane.

            Habsburgët nuk kundërshtuan në kongres mbetjen e Pazarit të Ri nën Perandorinë Osmane, por në Vilajetin e Kosovës.

            Për ta kishte rendesi të mos i përkiste Serbisë.

            Shqiptarët e Sanxhaut të Pazarit të Ri u shquan për trimëri të pashoqe në Ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Betejën e Nokshiqit të udhëhequr nga Jakup Ferri e Ali Pashe Gucia për mbrojtjen e Plavë- Gucisë 140 vjet më parë 1879-1880.

            Aq të tmerrshme e të përgjakshme ishin betejat sa Lumi Lim u skuq nga gjaku e krenat e të vrarëve rrokulliseshin si gurë nëpër ujë.

            Është fakt i pamohueshëm, i pranuar edhe nga historianët sllavë së në vitet 1877-1884 nga rajonet e Nishit, Prokopljes, Kurshumelisë, Vranjës,Toplicës, Jabllanicës veç vrasjes barbare të mijëra shqiptarëve, të pambrojtur e të pafajshëm shqiptar, burra dhe gra, pleq e femijë janë shperngulur nga vatrat e shtëpitë e tyre 170000 shqiptar, janë zbrazur 800 fshatra, të pastra etnike duke i zëvendësuar me kolonë serbë.

            Ideologjia kriminale e Ilia Garashaninit për shfarosjen e shqiptarëve si popull, apo teza e Vuk Karaxhiçit “Deri aty ku është qoftë një serb i vetëm quhet Serbi”, dhe “Të zhdukim çdo qenie njerëzore që në damarë nuk ka gjak serb” u vunë keshtu me ngut në jetë.

            Kundër kësaj ideologjie e platformë, e cila u ripërsërit vetëm nga Hitleri e Gebëlsi në Luftën e Dytë Botërore ndaj popullit Hebre, shqiptarët reaguan si komb i bashkuar.

            Mijëra muhaxhirë të debuar nga pushtuesi i ri u pritën nga vëllezërit e Kosovës e u vendosën aty.

            Vala e kësaj shpërngulje biblike, ashtu si e asaj të Millosheviçit në vitin 1999 mbërriti deri në brigjet e Adriatikut e të Joint.

            Kundër kësaj politike genocidale të Serbisë nga njëra anë e synimeve grabitqare të Malit të Zi nga ana tjetër, kundër Perandorisë Obskurantiste Osmane, e cila e kinsideronte Shqipërinë si plaçkë tregu në prag të shembjes së saj, u ngritën shqiptarët të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku shqiptarët startuan për herë të parë me platformë të qartë politike që nga Epoka e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut) :

            “Bashkimin e të gjitha vilajeteve në një vilajet të vetëm dhe mëvehtësimin, pra pavarësinë dhe krijimin e Shtetit Komb të shqiptarëve”.

            Në betejat e Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare luftuan me trimëri jo vetëm qindra luftëtarë nga Sanxhaku i Pazarit të Ri por dhe muhaxhirë të ardhur nga Nishi dhe rrethinat e tij.

            Luftërat shkatërrimtare ballkanike, Lufta e Parë Botërore, ku trojet shqiptare u shndërruan në fushëbetejë, renia e Perandorisë Austrohungareze, e cila ishte aleate e garante e të drejtave të shqiptarëve sollën tragjedi të reja për popullin shqiptar.

            Konferenca e Londrës 1913 dhe ajo e Versajës në Paris një shekull më parë lanë me shumë së gjysëm e trojeve tona jashtë kufijëve të Shqipërisë Londineze.

            Konferenca e Versajës krjoi Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e cila goditi pamëshirshëm shqiptarët.

            Nishit dhe rrethinave ia ndryshuan strukturën e popullsisë.

            E njëjta histori u përsërit pas Luftës së Dytë Botërore ndaj Sanxhakut të Pazarit të Ri megjithëse shqiptarët kishin luftuar me heroizëm të pashoq kundër nazifashistëve.

            Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sanxhaku i Pazarit të Ri u nda mes tre shteteve

            Nën tutelën fashiste u krijua Shqipëria e madhe në të cilën u përfshinë Rozhaja dhe Tutini, nën pushtimin gjerman mbeti, Pazari i Ri (Novi Pazari), kurse rrethet e Pribojit, Sjenicës, Dezhevës, Zllatarit, Maleshevës, Shtavicës nën Serbi, ndersa Bolanica, Bjellopolis, Llozani nën Malin e Zi.

            Çetnikët serbë të udhëhequr nga Drazha Mihajlloviçi shkretuan vendin si stergjysherit e tyre hunët e Atilës.

            Masakrat e tyre nuk rrëfehen e s’përshkruhen dot.

            Në masakrën e Bihorit në vitin 1943, të ndihmuar dhe nga italianët vranë afër 10000 vetë.

            Ata ndërmorën një ekspeditë rrënuese, rrafshuan 82 fshatra, si Sjenicën, Rozhajën,Tutinin, Baranën, Peshterin, Ribariqin, Kolashinin, vranë mijëra vetë, mes të cilëve gra, vajza e fëmijë, u morën qindra robër dhe u debuan mijëra të tjerë përgjithmonë.

            Barbarët ishin të frymëzuar nga doktrina e Vasa Çubriolloviçit “Nxjerrja e shqiptarëve jashtë”apo, Spastrimi i pykés shqiptare publikuar në vitin 1937, si dhe filozofia e Dobrica Qosiçit: “Të genjesh për Serbinë është patriotizëm”.

            Lumejte e Rashkës, Ibrit, Limit u skuqen nga gjaku i shqiptarëve.

            Kjo masakër ia kalon përmasave të asaj të Sebrenicës. Forcat jugosllave pushtuan Sanxhakun në dimrin e vitit 1944- 1945.

            Marrveshja e fshehtë Rankoviç- Popoviç synonte ndarjen e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi, taktikë e njëjtën kjo me atë marrveshje që patën bë Ribentropi me Molotovin për ndarjen e Polonisë.

Në mars 1945 Aleksandër Rankoviçi ia arriti qellimit në bashkëpunim me Gjilasin, si përfaqësues i Malit të Zi.

            Pas takimit Tito – Kyprylliu në Split dhe pas Paktit Ballkanik Turqi – Jugosllavi -Greqi në shkurt të vitit 1953 u organizua debimin masiv i shqiptarëve.

            Gjatë periudhës komuniste Sanxhaku mbeti ekonomisht i pazhvilluar.

Në vitin 1960 janë debuar 30 mijë banorë muslimanë nga Pazari i Ri për në Turqi.

            Në këtë periudhë kemi asimilimin masiv të shqiptarëve.

            Të njëjtën politikë kanë zbatuar dhe në Kosovë.

            Në vitet 1951 -1968 nga Kosova për Turqi janë shpërngulur mbi 400000 shqiptarë dhe në Kosovë kanë sjellë mbi 60000 kolonë serbë.

            Sot Sanxhaku ka shumicë boshnjake.

            Shqiptarët jetojnë në tri fshatra të rrethinës së Rozhajës

            Në vitin 1999 gjatë luftës për çlirimin e Kosovës pritën shumë vellezër shqiptarë dhe dhanë kontribut për çlirimin e saj.

            Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe i Nishit janë pjesë e trojeve tona, historisë, gjuhës, kulturës, së Kombit Shqiptar.

            Kush mendon se jemi të vonuar, apo me keq akoma të gabuar në të drejtën tonë historike ju sjell në vemendje historinë e hebrejëve të cilët pas 2500 vitesh pa atdhe valvitën flamurin me yllin e Davidit në trojet e tyre biblike, apo spanjollët pas 6-7 shekujsh debuan pushtuesit arabë nga atdheu i tyre.

            Sanxhaku dhe Nishi ashtu si Presheva, Ulqini, Plavë- Gucia, Tivari, Shkupi, Tetova, Çamëria janë sot e përgjithmonë pjesë e pandarë dhe e patjetërsueshme e tokës së shqiponjave, me të drejtën historike e bekimin e vetë Zotit.