Nga Fritz RADOVANI

Ishe shumë i rij aty nga viti 1954, kur kam pyet njëditë Gjyshen time: “Pse daja Don Kolec nuk ikunga Shqipnia, kur e dinte se vijnë në pushtet tek na komunistët, tue Ju sigurue kalimi nga fshatari i nderuem Lac Gjushi?”

Ajo mu pergjegj: “Nuk mund të bahej ajo, se ishte betue me qendrue këtu!”

E, pra, jo pak Klerikë Katolik Shqiptar, perfunduen në tortura, burgosje e pushkatime, apo vuejtje të mnershme gjysëshekullore edhe pse e dinin ma mirë se kushdo tjeter, kush janë komunistët dhe sigurimi kriminal i shtetit.

Fjala “Betim” ka disa kuptime! Fjalori i gjuhës shqipe e shpjegon kështu:

“Premtim solemn për të qëndruar besnik, për të kryer deri në fund një detyrë ose për të vepruar në perputhje me ligjin; fjalët që përmban  ky premtim. Betimi ushtarak (luftarak).Formula e betimit. Bëj (mbaj) betimin. Harroj (shkeli) betimin.” (fq 128, dhe vazhdon fq 129).

“Premtoj në mënyrë solemne për të mbetur besnik, për të kryer një detyrë ose për të vepruar në përputhje me ligjin, bëj betimin. Betohem para Kuvendit Popullor. Betohem para Flamurit. U betua para trupit gjykues.”

Klerikët katolik perveç betimit kryesor me i sherbye Popullit Shqiptar deri në vdekje, janë betue edhe per “ruejtjen e sekretit të sakramendit rrëfimit”, gja që e ka vertetue periudha e pafund e rregjimit barbar komunist. Dihet saktësisht se as sigurimi terrorist i shtetit, nuk ka mujtë me ianxjerrë një kleriku të pakten, “sekretin e një rrëfimi”. Ky asht fakt i provuem plotsisht!

Ndersa, po të kujtojmë “betimet” në Kuvendin Popullor ose para Flamurit, kush mundet me na sigurue per “sigurinë” e betimeve të bame deri tashti?

Askush! E këte e tham me bindje të plotë nga zhvillimet e ngjarjeve të deri tashme, dhe faktet e pamohueshme të shkeljes së betimeve të perditëshme tue fillue nga kryeministri e tue perfundue tek roja e derës së Kuvendit.

Ndoshta, kanë gjetë një rrëfanë justifikimi nga betimi që kanë ba ata para Kuvendit Popullor, tue mohue të verteten dhe faktin e realitetit Shqiptar.

Po Betimi i tyne para Flamurit Kombtar,me Shqipen Dykrenare asht një e                          

VETEM një! Asht Betimi ma i sakti që Atdhetarët tanë e kanë mbajtë deri në vdekje, tue mos pranue me i ndryshue një presje! Ishte Ai Betim që lidhej aq teper me Gjakun që Ata kanë derdhë në Besë të Flamurit per Atdheun e vet!

Po, sot a asht e shkrueme kund fjala “Betim”?

Po, në të gjitha aktet e tradhëtisë kombtare ku bahet fjalë per: Shitje detit, shitje tokash e trojesh, shitje pasunishë kombtare, shitje monumentash dhe veprash kombtare, shitje pronash monumentale, shitje që justifikohen me sekretet e shitjes drogës, per të justifikue pagesen e saj pa prekë kapitalet e veta, të sigurueme nga stergjyshat e tyne me rrugë plaçkitje dhe hajnije.

Çfarë krimit i pafalshem!?

Nuk i mjaftojnë qeveritarëve tanë pervetsimet dhe plaçkitjet e pronave të bame mbas rikthimit ligjit mrapa me “rilindjen komuniste”, po i duhet edhe ndryshimi i “Kushtetutës së Pashallekut të Tiranës”, per hajni të pa kufi.

Flitet per korrupsion, shperdorim ligji, shfuqizime të drejtësisë, mungesë të pajustifikueme gjykatash, vepra penale deri në vrasje mbrenda qelive dhe as nuk bahet fjalë, per qendrime të drejta prej qeveritarëve aventurierë. Po mos harroni kurr se komunizmi asht le e do të vdesin vetem tue pi Gjakun e Popullit të vet. Dëbon e dëbon deri një ditë, mandej fillon vllavrasja.

Gjithshka “mbyllet” me arrogancën e fudullekun galopant të kryeministrit, që asht i zhytun në dhunime dhe shkelje ligji kushedi sa vite perpara se me i hypë kalit të Trojës, dhe me rikthye terrorizmin barbar në Kryeministri. Ai kishte disa qellime per të cilat ishte “betue”: Shfarosjen e Rinisë Shqiptare, largimin e Popullsisë së Maleveme “Ballkanin e shkaperndarë”, vorfnimin ekstrem të Popullit Shqiptar deri në largim të perjetshëm nga pronat e veta, tue shkue me sherbye nepër Botë per “buken e gojës”. Ndertime në toka të hueja dhe moskokqamje per ligjin, tue të kthye në të shpronsuem pa asgja mbas shpirtit, vetem si e si me të detyrue me lanë Atdheun per fukarallek.

Gjendja e sotme ekonomike e Shqiptarve nuk ka asnjë ndryshim nga vendet ma të varfna të botës së mbrapambetun. Pasunohen vetem ata që janë betue per me i sherbye vllavrasjes me vorfni e fukarallek të papamë si në Shqipni.

Gjithshka shkon drejtë shkatrrimit perfundimtar, drejtë pasunimit kastës shtetnore dhe vorfnimit tejskajshem të Popullit deri në shperbamje të tij, tue e zhytë në vllavrasje dhe armiqësi të perjetëshme të vllaut me vllaun.

E, ajo që rrezikon ma shumë sot shperbamjen e Trojeve Shqiptare, nuk asht as mpreftësia dhe inteligjenca e kryeministrit per shpartallimin e Atdheut, sa asht kambngulja e instruksionet e hueja per me realizue qellimet e tyne, të shkatrrimit perfundimtar të Shqipnisë tue ndertue pallate të betonueme.

E, njëditë të bukur pranvere, me montue në ballin e tyne drapen e çekanin e paharrueshem sovjetik, per debilat e pasherueshem, komunistat shqiptarë.

O sot, o kurrma, Rini Shqiptare! Mos perqafo vorfninë e fukarallekun që po të kercnon bukurinë rinore, ndoshta nder ma të bukrat t’ gjithë Europës!

E mendjen e lodhun kurr mos e largo nga Trimi i Madh i Krujës, Burri i pa persritëshem i Kombit Shqiptar, që të gjitha vitytet i mështolli vetem per Ju në një pelerinë të bardhë me dy vija bojëqielli e,ja la porosi Nanës Tereza: Qé, ku janë Bijt’ e mijveprat e mija, dueni Atdheun se Ai asht vetem i Juej!

Melbourne, 9 Maji 2022.