Ditën e Shën Gjergjit
Thellë në lashtësi,
Mes dimrit e verës
Vihej një kufi!
Natyra gjallërohej
E tëra n’gjelbërim,
Njerëz e gjallesa
Mbusheshin gëzim!
Herët në mëngjes
Pa u zbardhur dita,
Nisnin me lëvizje
Doket dhe tradita!
Një kungull i egër
Në qafë zinte vend,
Me hithra e shelgje
Stërpikej çdo vend!
Të mirat vazhdonin
Me rend pa pushime,
Me lojëra të ndryshme
E lloj-lloj ushqime.
Pastaj shkonin varg
N’Tyrbe për kësmet,
Për ta gjetur fatin
E dashur në jetë!
Tani kjo traditë
Nuk ruhet n’kujtesë,
Vijnë disa të tjera
Na bëjnë pikë e pesë!
Dikush e kremton
Ditën e Planetit,
E disa veç hajt
Dalin anës detit!
Për t’i hyrë në hatër
Evropës çdo ditë,
Nuk i përkujtojmë
Fetat me traditë!
Që kur kjo fantazmë
Na k’cen prapë e mbarë,
Harrojmë nganjëherë
Se jemi shqiptarë!
Sevdail Hyseni
(Foto nga Festa e Shëngjergjit, marrë nga interneti)