Qeveria gjermane nuk do të vendosë kufi për numrin e refugjatëve që pranon nga Ukraina.

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berlini nuk do të vendosë një kufi të sipërm për numrin e refugjatëve që do të pranojë nga Ukraina.

Wissing tha se Gjermania ende duhet të përgatitet për të papritura, sepse që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës, nga Ukraina janë larguar më shumë se 5 milionë vetë. “Ne po i mbajmë strukturat logjistike dhe ato të transportit në dispozicion, sepse nuk mund të parashikojmë rrjedhën e luftës dhe mund të përjetojmë në çdo kohë një rritje të numrit të refugjatëve”, theksoi ai.

BG Deutschland neue Bundesregierung

Volker Wissing

Wissing, që i përket Partisë Liberale (FDP), tha për grupin mediatik “Redaktionsnetzwerk Deutschland” se Gjermania nuk do të refuzojë asnjë refugjat nga Ukraina, sepse njerëzit në nevojë në Ukrainë duhet të gjejnë strehim në Gjermani.”

Deutschland, Berlin | aus Warschau kommender Zug mit Ukrainern

Volker Wissing tha po ashtu se ministria që ai drejton ka bërë të pamundurën për të sjellë refugjatë nga Polonia, e cila ka strehuar pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas. Për refugjatët ukrainës janë ngritur qendra pritjeje në Hanover, Cottbus dhe Berlin. Nga aty ata shpërndahen në zona të tjera të Gjermanisë.