Shkruan: Dr.sc. Bekim Vishaj

Me shkas …

18 prilli, Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike (ICOMOS)

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë (botën) që të mbrojnë qëllimet (vlerat kulturore) e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë. Çdo vit janë gjithnjë e në rritje organizimi i aktiviteteve me rastin e 18 prillit. Rast i mirë ky edhe për Kosovën, që të ruaj, tëprezentojë dhe të promovojë vlerat e saj kulturore dhe historike që janë të shumta dhe me vlera të mëdha. Kjo trashëgimi e pasurgjendet në çdo pjesë të Kosovës. Kosova prezentohet me:Qytetet arkeologjike, monumentet e kultit, banesat dhendërtimet tjera me karakter shoqëror (rrugët, urat etj). Kosova, është një hapësirë e begatshme me traditë kulturore, sa materiale aq edhe shpirtërore. Disa nga ato më të njohurat janë: Qyteti i Lashtë i Ulpianës (shek. I – VII), Manastiri i Deçanit (1327-1335), Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit (1878), Kullat e gurit nëDukagjin, banesat qytetare etj.

Pra, Kosova është e pasur me monumente dhe vendbanime historike, por nuk ka kujdes sa duhet për to, shumë prej tyreaseteve janë dëmtuarRuajtja, mbrojtja dhe prezantimi i Trashëgimisë Kulturore të Kosovës është (duhet të jetë edhe mëshumë prioritet) pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht tëMinistrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke e ruajtur dhe shpalosur trashëgiminë dhe kulturën e gjeneratave pararendëse, ne e mundësojmë një të ardhme për këto vlera me të cilat Kosova është e pasur. MKRS dhe të tjerët do të duhet të punojnë në vazhdimësi dhe të veprojnë në bazë të prioriteteve që dalinnga kjo fushë.

Kullat e gurit në Dukagjin

Kullat, janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës, janëhistori në vete. Janë këto objekte banimi që kanë një shtrirje shumë të gjerë në fshatrat e rajonit të Pejës (Dukagjinit) e mëgjerë në Kosovë. Kullat e gurit, shfaqen në formën e ndërtimit me dy, tre dhe katërkatëshe, Sa i përket materialit të përdorur për ndërtimin e kullave të gurit, kjo kuptohet dhe nga vetë emri i tyre “kullat e gurit”, të ndërtuara me gurë. Sipas të dhënave të ndryshme, mjeshtërit e kullave të gurit ishin dibranë dhe më pak vendas.

Duke u nisur edhe nga forma e tyre, kullat shpesh quhen ndërtime fortifikuese. Një nga  arsyet ishte se, në zonat rurale (fshatra) popullsia në këto territore ishte e ekspozuar më shumë ndaj rreziqeve të kohës, si nga pushtuesit e  huaj.

Emërtimi “kullë” në gjuhën e popullit në Kosovë quhet çdo shtëpi që ka dy e më shumë kate e ndërtuar me gurë. Ndërsa Fejaz Drançolli në librin e tij “Kulla Shqiptare”, ndër të tjerat do të shprehej: “në artin e arkitekturës shqiptare, me fjalën kullë duhet kuptuar një ndërtim arkitekturor shqiptar i realizuar dhe i ngritur kryesisht nga materiali i ndërtimit i gurit, si objekt banimi i fortifikuar – fortesë”.

Kulla si krijimtari materiale tek populli shqiptar mund të ndiqet në vazhdimësi qysh nga periudhat e hershme e deri në ditët tona. Kulla kemi në vazhdim që nga shek. V-IV p.l.Kr. Në këtë kontekst, kulla si ndërtim arkitekturor dhe si banesë individuale, në Rrafshin e Dukagjinit, u paraqit në dhjetë vjetët e fundit të shek. XVIII, për të vazhduar edhe gjatë shek. XIX.

Në Kosovë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit ekzistojnë një numër i madh i kullave të gurit. Kulla si banesë popullore është ruajtur deri në ditët tona edhe përkundër shumë rrebesheve dhe sulmeve drejtuar popullit shqiptar gjatë periudhave të ndryshme të historisë.

Kulla si objekt luajti rol me rëndësi në jetën sociale e shoqërore të banorëve shqiptarë, përveç funksionit për banim të anëtarëve të familjes, ajo u shfrytëzua edhe për strehimin e kafshëve shtëpiake, në rast lufte dhe për të mbrojtur interesat personale e kombëtare.

Pra, nevoja për kulla – banesa të tipit fortifikues në këtë rajon ishte shumë e madhe për familjen, sepse aty sigurohej familja dhe prona e saj. Kulla, si banesë fortifikuese, përveç vlerës arkitekturore, funksionale dhe estetike, tek shqiptarët ka ndikuar edhe në jetën sociale – ekonomike dhe historike. Pra, kulla është parë edhe si simbol qëndrese tek shqiptarët.

Në aspektin diakronik, kulla ndërtonin vetëm të pasurit, më vonë kulla fillojnë të ndërtojnë edhe shtresat e tjera të popullsisë. Andaj, kjo ndikoi shumë në pikëpamjet e ndërtimit, në arkitekturën dhe pamjet estetike të kullave, shumë prej të cilave në këtë rajon janë modeste.

Kullat e gurit si objekte banimi zakonisht kanë qenë të vetmuara dhe të shpërndara në pjesë të ndryshme të fshatrave, sipas pronave të familjeve shqiptare, por në disa raste edhe të grumbulluara sipas lagjeve, ku në disa raste kanë krijuar komplekse rurale – arkitekturore. Në vendbanimet rurale (fshatra) ishin krijuar komplekset e kullave shqiptare, si komplekse kullash ku më të veçantat ishin: Isniqi, Deçani i Vjetër, Strellci, Drenoci, Juniku, Vrella, Raushiqi, Vranoci, Barani, Nivokazi etj. Fshatrat, dikur si vendbanime tradicionale me kullat e gurit, sot ato pothuajse janë zhdukur krejtësisht, ose ka mbetur vetëm ndonjë kullë e vetme.

Ambientet e kullës së gurit dhe funksioni i tyre në shërbim të anëtarëve të familjes pronare, ishte shumë i rëndësishëm për familjet pronare. Kulla shfrytëzohej për shumë arsye (funksione) nga familja (familjarët). Ajo shërbente për banimin e familjarëve(familjës), për strehim të kafshëve shtëpiake, të mirave materialedhe për pritjen e mysafirëve.

Kati i parë (përdhesa) përdorej për strehimin e kafshëve, ishte shtallë (ahur), në të shumtën e rasteve ishte njëhapësinore. Kati i dytë (në disa raste edhe i treti, atëherë kur kulla kishte dy kate dhoma për familje dhe kur kulla ishte katërkatëshe) përdorej për anëtarët e familjes, për qëndrim ditor, aty bëhej përgatitja e ushqimit, ishte edhe dhomë gatimi, dhomat e tjera po ashtu përdoreshin për gjumë (banim). Kati i tretë – kati i katërt (në raste kur kulla ishte katërkatëshe) përdorej për pritjen e mysafirëve – oda e burrave etj.

Kullat e gurit sot, gjendja e tyre fizike. Numri i kullave të gurit deri në luftën e fundit 1998-1999, në gjithë territorin e vendit (Kosovës) arrinte në më shumë se 1200. Përqendrimi më i madh hapësinor i tyre ishte dhe është në pjesën perëndimore të Kosovës (rajonin e Pejës), vetëm në rajonin e Pejës deri para luftës së fundit (1998-1999) ishin mbi 500 kulla. Në Kosovë gjatë luftës se fundit janë dëmtuar mbi 826 kulla, një pjesë e tyre janë shkatërruar tërësisht. Nga rajoni i Pejës në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme për periudhën e pas luftës janë (ishin) vënë nën mbrojtje të shtetit rreth 90 kulla të gurit, ndërsa janë të evidentuara mbi 150 kulla të gurit (në shifrën e fundit përfshihen edhe kullat rrënoja).  Numri i kullave të cilat po restaurohen është në rritje (por kërkesat janë më të mëdha), kulla këto të cilat ishin të dëmtuara nga  koha dhe nga lufta. Në rajonin e Pejës pas luftës së fundit (1998-1999), në Rrafshin e Dukagjinit janë restauruar disa prejkullave (disa kulla janë restauruar plotësisht dhe disa prej tyre pjesërisht). Por, shumë prej kullave që ishin rrënoja (nga lufta e fundit), sot janë larguar nga vend ndërtimi i tyre dhe nuk janëmë pjesë e historisë, kemi disa raste kur ende janë duke pritur dorën e shtetit, për tu ringritur, duhet pas kujdes dhe investime më të mëdha nga MKRS.

Kulla e Ali (Demë) Gecit në Llukë të Ultë

Kjo kullë ka pas fatin e mirë (jo si shumica e kullave nëDukagjin e më gjerë, që pas luftës mbetën rrënoja, e sot shumëprej tyre janë zhdukur fare), sepse në vitin 2008 restaurohet nga MRKS.

Shembullin më tipik të kullës në Rrafshin e Dukagjinit (rajonit të Pejës) e paraqet kulla e Ali (Demë) Gecit në Llukë të Ultë, kullë trekatëshe me dyshekllak prej guri, me oborrin e saj që është i rrethuar me mure të larta të ndërtuara prej guri, karakteristike ka dyert e oborrit që janë prej druri, koshin e drithit dhe pozllomin. Këto të fundit janë objekte ndihmëse të kullës, që shfrytëzoheshin nga familja për nevojat e saj. Kjo kullë është një ndër kullat me një rol të madh historik në rajonin tonë, u ndërtua në gjysmën e dytë të shek. XIX, rreth vitit 1890.

Historik i shkurtër i familjes Geci . Këtë kullë, më të veçantë se kullat e tjera të rajonit e bën edhe historia e familjes. Anëtarët e familjes Geci, duke filluar që nga Ali Demë Geci, i cili ka jetuar dhe vepruar në fillim të shek.XIX, Lan Selimi (dëshmor), Tahir Selimi (dëshmor), për të vazhduar edhe me brezat e mëvonshëm, Elez Geci (dëshmor), gjithherë ishin në ballë të lëvizjeve popullore për çlirimin e trojeve etnike, që nga Lidhja e Prizrenit (1878), deri tek lufta e UÇK-së gjatë viteve 1998-1999, në të cilën kjo familje (meshkujt e saj) ishte angazhuar. Madje, në këtë kullë janë mbajtur disa kuvende dhe ka shërbyer edhe si urë lidhëse prej së cilës kanë kaluar figura historike si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ramë Binaku, Demë Ali Pozhari, Isuf Bardhoshi etj. Aktiviteti kombëtar i kësaj familjeje ishte shkas për ushtritë pushtuese që këtë kullë ta djegin dhe shkatërrojnë disa herë. Kulla  është demoluar në masë të madhe gjatë luftës në vitin 1999. Edhe pas restaurimit, kësaj kulle i është ruajtur autenticiteti. Historiku i familjes dhe arkitektura e kësaj kulle si objekt, e bëjnë shumë të veçantë në rajon dhe më gjerë.

Kulla si objekt me vlera arkitekturore. Si objekt i takon kullës me dyshekllak prej muri  me gurë. Dyshekllaku prej guri përfshin pjesët e mureve veri – lindje – jug. Kjo kullë ka bazë kënddrejtë. Si objekt ka tre kate: në përdhes ahurin (ambient i hapur), kati  dytë 3 dhoma (qilarë), në të tretin është Oda e burrave (mysafirëve). Përdhesa lidhet me oborrin e kullës nëpërmjet derës. Dera është e punuar prej druri. Komunikimi nga brendia e ahurit me katin, është bërë me ndihmën e shkallëve të drurit, për në katin e dytë – një hyrje (derë), nga shkallët për të vazhduar në katin e tretë, tej në Odën e burrave. Kulla ka edhe shkallët e jashtme (të burrave) që janë të realizuara dhe të ngjitura me murin jugor të saj. Nga përdhesa për në katin e dytë, shkallët janë të ndërtuara me dru dhe të mbuluara me kulmin e tyre. Ambientet e katit të tretë (katërt) të kullës, divanhanja me dyshekllak dhe Oda e burrave, përmes shkallëve të brendshme funksionale për lëvizjen e anëtarëve të familjes, drejtpërsëdrejti komunikojnë me oborrin familjar të kullës, përkatësisht me ahurin në përdhese. Krahas kësaj, ambientet e lartshënuara, përmes shkallëve të jashtme, komunikojnë drejtpërsëdrejti me pjesën e përbashkët të oborrit, të dedikuar për mysafirët – të huajt dhe për anëtarët e familjes.  

Oda e mysafirëve (burrave) miqve. Ambienti më kryesor dhe më i rëndësishëm në kullën shqiptare, në familjen tradicionale shqiptare është (ishte) Oda e burrave (oda e miqve), ajo gjithmonë gjendet në katin e sipërm të kullës (kati i tretë ose i katërt). Edhe sipas kanunit “Shpija e Shqyptarit asht e zotit dhe e mikut”. Prandaj edhe Oda e burrave (mysafirëve) ka qenë pasqyra e mikpritjes, ka ditë të rregullojë jetën e popullit shqiptar. Po ashtu, aty është vërejtur fuqia ekonomike dhe shija e të zotit të shtëpisë. Aty përveç miqve, kanë qëndruar dhe fjetur meshkujt e familjes (ata të pamartuar). Oda ka shërbyer për kuvend burrash, aty është ndarë drejtësia, janë kryer organizime dhe ceremoni familjare. Gjithashtu, kulla në periudha të ndryshme historike u përdor edhe si shkollë, vendlidhje bese, ambient i kulturës dhe traditës popullore. Pra, Oda e burrave ka luajtur rolin e institucionit me rëndësi të madhe historike, sociale, politike, ekonomike, arsimore, kulturore, juridike dhe edukative gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe më vonë varësisht nga kushtet socio – politike në Kosovë. Anton Çetta thoshte se “Oda është embrion i kulturës kombëtare shqiptare”, sepse oda ka qenë: shkollë, xhami, kishë, gjyq, por oda ka qenë edhe teatër.” Oda e burrave është i vetmi institucion për shqiptarët, ku u ruajt tradita, fjala, besa dhe burrëria.

Oda e mysafirëve (burrave), nga korridori i vogël  i katit të parë me ndihmën e shkallëve të drurit të konstruktuara dhe të ngjitura, po ashtu me murin lindor, arrihet në divanhanën e katit më të lartë, e nga aty në odën e mysafirëve. Në anën veriore kemi nyjën sanitare. Në këtë mjedis është edhe dyshekllaku apo galeria e kullës, e cila paraqitet si një platformë e ngritur. Dyshekllaku shtrihet pjesërisht nga ana veriore, tërësisht nga ana lindore dhe pjesërisht në anën jugore të kullës, përfshin tërë murin e mjedisit. Divanhanja (paradhoma) nga Oda e burrave është e ndarë me parret dërrase. Në mesin e këtij muri, përballë oxhakut është dera e odës. Kjo odë është pjesa më e madhe dhe më e bukura e kullës. Oxhaku është i realizuar në mes të murit në anën perëndimore të kullës, ndërsa në të djathtë të oxhakut janë dollapët. Oda ka tavanin prej shikllave, ndërsa në anën e poshtme të odës gjendet dollapi i bukës. Oda e burrave(mysafirëve) ndriçohet prej tri dritareve të madhësive të njëjta. Këto dritare si dhe ato të qilarëve, janë të madhësive të njëjta dhe në tërësi identike, të realizuara nga gurë të përpunuar si qemerë.

Muresa e kullës përfundon me kurorë gurësh tripjesësh. Mbi kurorën në fjalë është i konstruktuar kulmi i kullës. Pos dy oxhaqeve, monotoninë e çatisë e zbut edhe baxha (toaleti) e kullës në anën perëndimore të saj.

Teknika e ndërtimit të kullës është tradicionale, muret kanë strukturë të përzier të muratimit, të rregullt horizontal, sikurse është karakteristikë edhe për ndërtimet e tjera të tipit të njëjtë të këtij fshati dhe më gjerë në Rrafshin e Dukagjinit. Kulla është realizuar nga materiali prej guri dhe druri. Gurët janë të lidhura me llaç gëlqereje. Gurët e skajeve të kullës, të dritareve dhe të portaleve janë punuar me një mjeshtëri të rrallë nga kryemjeshtri, dibrani usta Naumi. Llojet e drurit që janë përdorur në ndërtim janë: bungu, ahu, gështenja dhe pisha. Kulmi është me konstrukt prej druri në katër kënde, i mbuluar me tjegulla tradicionale të kohës. Kjo kullë ka edhe shumë elemente dekorative. Këto dekoracione gurore prezantohen në harqet e dritareve, dyerve si të oborrit po ashtu edhe të kullës. Pos dekoracioneve të cekura, me profilizime të tyre veçohen edhe portalet, dritaret  e formave të ndryshme të gdhendura nga dora e mjeshtërit të kullës, usta Naumit. Të një rëndësie të veçantë janë edhe frëngjitë e kullës. Kulla në fjalë nga ana e rrugës është e rrethuar me mur  guri. Në oborrin e familjes Geci, te kulla e Ali Gecit, arrihet nëpër dyert e mëdha të oborrit. Dera e madhe për qerret dhe dera e vogël për anëtarët e familjes. Dera e vogël është konstruktuar dhe punuar me murin prej gurit. Ndërsa, dera e madhe mbulohet po ashtu me hark guri gjashtëmbëdhjetë pjesësh. Dyert janë prej materiali  druri. Dera e madhe është dykanatëshe  në dallim nga dera e vogël e cila është njëkanatëshe. Kulmi i dyerve është dyujësh dhe mbulohet me tjegulla tradicionale.

Kulla sot, pas renovimit, kulla është adaptuar për tu shfrytëzuarpër banim nga familja Geci. Por përdhesa shfrytëzohet si hapërsirë (dhomë muze) për tu ekspozuar artefaktet, fotografi e materiale tjera me vlerë familjare, historike e kulturore, kati i parë shfrytëzohet për  banim nga familja (janë adaptuar hapësirat). Ndërsa kati i dytë ka odën e burrave me divanhane, që është e rregulluar mirë, shfrytëzohet si dhomë pritjeje (oda e miqve) për mysafirët dhe vizitorët e familjes Geci.

Kulla vizitohet vazhdimisht nga vizitorë të shumtë, ambientet nëkullë (oda e burrave) shumë shpesh përdoret edhe për realizimin e shumë programeve emisioneve dhe aktiviteteve tjerakulturore me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare.

Pra, kjo kullë (si pronë e familjes Geci) me familjen pronare,në mes tyre kanë të ndërlidhur historinë  e përbashkët me shumë vlera. Për vlerat historike (familja Geci, lufta për liri deri në flijim) dhe vlerat arkitekturore (kulla si objekt me vlerat e traditës sonë). Andaj sot, kulla e Ali Demë Gecit ka vlera historike, kulturore dhe arkitekturore për familjenGeci, Deçanin, Dukagjinin dhe për tërë historinë e kombit tonë.​​