-Rasti ose shëmbulli i keq dhe i papresedencë i Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski!

Në përpjekje të vazhdueshme ose sistematike të liderëve të lartë shtetror dhe nacional të Perëndimit, për të dëshmuar (konfirmuar) edhe fizikisht ose ptaktikisht, mbështetjen ose solidaritetin e tyre optimal ose maksimal ndaj popullit dhe lidershipit politik dhe ushtarak të Ukrainës në luftë kundër Rusisë: Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Frank Walter Steinmaier, shprehu vullnetin dhe gadishmërinë e tij supreme, për të vizituar Kijevën (kryeqytet i Ukrainës) dhe takuar atje Presidentin e Ukrainëve, Volodimir Zelenski dhe bashkëpunëtorët e tij, në kuader të një delegacioni të nivelit të lartë të presidentëve të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, si dhe vet presidenti i Ukrainës, z. Zelenski, kumtuan lajmin e papritur ose senzacional, duke u shprehur se Presidenti gjerman. Dr. Steinmaier, ishte person i padeshiruar ose “non grata” (nicht erwünscht ose nicht willekomen) në Ukrainë!!!

Bëhet fjalë mbi Presidentit e shtetit dhe popullit (kombit) me të madh dhe me të fuqishëm të Europës, si dhe të njerës prej pesë fuqive (superfuqive) kryesore të globit, siç është Gjermania dhe Presidenti i saj, Dr. Steinmaier.

“Shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej më fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Kohë me parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gënjeshtrës) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma… Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të dish, të kesh, të jesh ose ekzistosh!?”, duke parafrazuar Jean Pol  Sartre dhe “Neverinë” e tij famoze.

Se këndejmi, duke i studiuar dhe analzuar heronjt, tribunët, kalorësit, akterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Sartëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale, emociinale, intelektuale, intelegjente, profesiinale dhe të tjera, kur liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohën me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithëpopullore për t’i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. E sidomos vullnetin ose gadishmërinëve e dikujt tjetër për t’iu ndihmuar kur e keni mëse vështiri dhe kur ndodhëni në rrezik individual dhe kolektiv.
Në të kundërten, të shtypurit mund të bëhen shtypës ose dhunues për shkak të padrejtësive ose situatave dhe ligjëve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imponuara ose aplikuara ndaj tyre. (Ukrainasit ndaj rusëve etj.)
Për me tepër ndërkaq, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, si ajo në Ukrainë dhe gjithandej, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.
Ukrainasit dhe lidershipi i tyre shtetror, nacional, ushtarak, politik dhe diplomatik, hëpërhë janë të okupuar, ose ndodhën në luftë çlirimtare dhe patriotike-kundër Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike.
Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës së bashku me politikën dhe diplomacinë e kuakifikuar, elokuente, suplementare, profesionalr, superlative, intelektuale ose intelegjente, ato prerrogative, narrative, vlerave, postulime dhe parime sublime dhe aq relevante, mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndaj, mëqe sipas George Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) dhe shtetit së bashku me miqtë dhe aleatët e tyre, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tyre: Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç’veshin dhe ç’armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi historik e dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.
Ndryshe nga kjo, në kuadër të veprës së tij kapitale “Fenomenologjia e Shpirtit”( “Phänomenologie des Geistes”), Georg Firiedric Hegel, me qëllim të rikthimit të vazhdueshëm tek çështjet ose gjërat vet (Zurück zu den Sachen selbst): Pas një studimi dhe analize esenciale ose substanciale të konceptit dhe “institucionit” shpirtëror dhe mendor (logjik) të personit ose individit: Jep spjegimet dhe pasqyrimet ose interpretimet e njohuta shkencore ose filozofike mbi sistemët e njohura të logjikës, metafizikës, etikës, dialektikës, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), filozofisë politike etj. E sidomos mbi “botën e jetës”(” die lebenswelt”)
në kuadër të teorisë së njohjes së shpirtit, vetëdijes dhe intelektit të njeriut.
Në të kundërten,” atmosferat e ndryshme ose situatat, janë gjithëmone konfuze, kaotike, dramatike ose tragjikomike, kur në to shfaqen, manifestohen ose marrin pjesë njekohësisht dy, tre, katër ose me shumë të vërtetash, të drejtash, narrativash, solucionësh ose interpretimësh të ndryshme. (Disonanca kognitive etj.)
Presidenti Zelenski, shefi i diplomacisë së Ukrainës (Kulleba)etj.. si për shëmbull, i qortojnë, kritikojnë dhe akuzojnë vazhdimisht Gjermaninë, Francën dhe disa shtete tjera europerëndimore për hezitimin e tyre mbi armatosjen maksimale të Ukrainës, si dhe lidhur me pajisjen ose furnizimin e ushtrisë ruse me teknologjinë e lartë gjermane, franceze, holandeze, italiane etj.
Fobia, paranoja, dyshimi, supozimi, vetmashtrimi, spekulimi ose gënjeshtra, janë një auditorium i vogël ose gjysëm i mbushur në krahasim me të vërtetën dhe realitetin në terren, si audiencë e hapur, sublime dhe relevante kundër dyshimit, supozimit, vetmashtrimit, spekulimit, manipulimit, propagandës ose luftërave të ndryshme propagandistike, speciale, psikologjike etj.
Shteti dhe qeveria gjermane si të thuash që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe gjer me sot, nuk kanë qenë me të angazhuar dhe mobilizuar në të gjitha fushat osr drejtimet e mundshme, se sa në luftën e Ukrainës….
Por, ia që nuk është aspak çudi kur njeriu, respektivisht lideri, komandanti ose luftëtari i sotëm në Ukrainë dhe gjithandej, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.”-Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut”
Sidoqoftë: “Tre pasione dhe ideale të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes dhe lirisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit.”, do thoshte dikur Prof. Dr. Bertrand Russell në “Hyrje nè një histori të filozofisë së Perëndimit”)
E dyta: Ashtu edhe siç mund të pritej, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak, e nisën (filluan) luftën e përgjithshme pushtuese dhe shkatërrimtare kundër Ukrainës në saje të imagjinatave ose fantazive të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperialiste ose kolonialiste të Rusisë mesjetare ose cariste.
Ndërkohë që në anën e Rusisë dhe luftës së saj imperiale ose kolonialiste në Ukrainë, u radhitën ose rrjeshtuar Kina, India, Pakistani, Vietnami, Bjellorusia, Korea Veriore, Kuba, Venecuela, Siria dhe vendët tjera nga i ashtuquajturi kampi (blloku) militarist, autoritar dhe totalitarist.
Bëhet fjalë edhe mbi disa popuj dhe shtete të mëdha si Kina, India dhe Pakistani, të cilat njëkohësisht janë edhe fuqi të njohura nukleare ose atomike.
Kina i numëron afro 1.5 miliardë banor, me një sipërfaqe tokësore prej 1O milion kilometrash katore, si dhe me një numër ushtarësh të rregulltë prej me tepër se 2.5 milonësh, është fuqi e madhe nukleare ose atomike.
India me afro 1.4 miliardë banor, me 3.3 miliin kilometra katrarore, si dhe me një numër prej 1.3 milion ushtarësh të rregulltë, si dhe me një sasi të konsiderueshme armësh nukleare ose atomike, gjithashtu i takon kampit (bllokut) të rrjeshtuar të shtetëve përkrah Rusisë.
Pakistani me mbi 2OO milion banor, me 8OO. OOO kilometra katrore, si dhe me mbi 7OO. OOO ushtar të rregullutë, dhe fuqi e njohur nukleare ose atomike, gjithashtu ndodhët i radhitur ose rrjeshtuar në anën e Rusisë….Plus vendët tjera të cekuara me sipër.
Kemi të bëjmë me një bllok shtetësh të mëdha dhe shumë të fuqishme për nga numri i banorëve, ushtarëve dhe potencialit zshtarak, respektivisht, nuklear ose atomik dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, gjatë një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme ,me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.
Bëhët fjalë mbi bllokun ose “kampin e ri ruso-kinez” si “pandan” ose “arrë të
fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.
Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës ose benzinës, në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nixheri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.
Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia me afro 145 milion banor, si dhe me një sipërfaqe tokësore prej 17 milion kilometrash katrore, është shteti me hapësirën ose sipërfaqen tokësore të globit. Ndërkohë që Rusia për çastin ose momentin, e ka numrin me të madh të armëve të ndryshme nukleare ose atomike, plus mbi 1.5 milion ushtar të rregullt.
Ndonëse, për rusët e Vladimir Putinit, ukrainasit nuk janë popull shtetformues (konstitucional) dhe historik, por një popull artificial ose johistorik, i ngritur ose krijuar dikur nën ish Bashkimin Sovjetik. Ky është problemi kryesor atje.
Gjithashtu, në Kijevë të Ukrainës, thonë se është ngritur ose themeluar “Rusija e Parë e Kijevit” (“Prva Kijevskaja Rasija”), Kisha e parë autoqefale e Rusisë etj.
Ndërkohë që gjithënjë, sipas imagjinatave dhe fantazive imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekziston dallim i madh në mes banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Veri-Perëndimore, të cilët sipas z. Putin dhe aparatit të tij, janë kukulla, agjent, mercenar, kolaborator ose mariineta të SHBA-së ose Perëndimit, me orjentim, narrativ ose identitet nazi-fashist të Adolf Hitlerit, dhe banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Juglindore, të cilët në instancë të fundit sipas rusëve, janë pasues ose trashegimtar të konceptit, narrativit, identitetit ose ideologjisë proletare, bolshevike, internacionale ose ruso-sovjetike të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit etj.
Ndaj, asnjëherë nuk përjashtohet mundësia e ndarjes së Ukrainës sipas skenarëve ose planimetrive të ndryshme ushtarake (luftarake), strategjike, gjeopolitike dhe të Rusisë: Në Ukrainën Juglindore përtej lumit Dnjepër (duke i përfshirë edhe Krimenë, Odesën, Mariopolin dhe portët tjera jetike ose strategjike) ku zatën ndodhën efge resurset ose pasuritë me të mëdha ose kryesore të Ukrainës, në favor të Rusisë, dhe në Ukrainën Veri-Perëndimore ose Ingermanike këtej lumit Dnjepër.
Se këndejmi, “Rusia e zhvilluar me lookun, stilin, imazhin ose luksin e lartë europerëndimor, ndodhët ose ekziston vetëm në Moskë, Sankt Petërsburg, Yekatarinburg ose Volgograd..” Për dallim të Rusisë tjetër, të mbytur në skamje dhe mjerim të thellë social ose ekonomik.
Edhe Ukraina gjithashtu.
Ndaj, lufta ose konflikti, pos tjerash, sikur janë bërë “bisnes” ose “formulë mbijetese” për liderët ose politikanët e ndryshëm të korruptuar,autokrat, fiziokrat, teknokrat, politokrat, autoritar, diktatorial, despotik ose absolutist.
Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t’i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme paranormale ose parapolitike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.
Sdoqoftë, Perëndimi kanë të drejtë absolute në ide ose teori të ndryshme preventive, sanitare, kirurgjike ose kozmetike. Por, praktika ose realiteti i përgjithshëm në terren, janë ndryshe ose relative.
Ndaj, a është i dënuar ose mallkuar kolektiviteti, cili për të jetësuar ose përjetësuar kultin e individit ose personalitetit, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, sovranitetin, autenticitetin, qenien ose vet ekzistencën e tij dhe të tjerëve?!  Shtrohet pyetja.
A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti njerëzor ose qytetar?
Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.

U morr vesh se për liderin ose politikanin e ditur, intelektual ose intelegjent: Me rëndësi të madhe ose jetike, janë mbrojtja dhe fitorët e vazhdueshme të mbretit (shtetit) në kuadër të të ashtuquajturit “shahut ushtarak, politik, diplomatik” në Ukrainë etj…. Gjithëçka tjetër i takon mbretëreshes (popullit ose kombit) të cilin, lojatarët e rryer dhe me përvojë, nuk e japin ose nuk e falin për një kali ose figurë të thjeshtë.

Ukraina dhe Rusia, si duket kanë probleme të “panjohura” për Perëndimin !?

Apo…?!

Siç mund të mësohej nga formulat ose doktrinat e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit (lëxo Natos dhe ish “Traktatit të Vatshavës”)-në kohën e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose dybllokiste në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e kishte arritur shifrën alarmante prej 5O megatonësh armësh të ndryshme nukleare ose atomike. E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo i binte 2O milion tonë eksploziv ose material radioaktivë për frymë njeriu ose për çdo kokë banori të globit tonë.

Ndërkaq, sot në kushtët ose rrethanat e reja të garave ose konfrontimëve të ndryshme multipolare ose subllokiste, supozohet se kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e tejkalon shifrën e 7O ose 😯 megatonëve. Për të mos thënë ketu se e arrinë shifrën trishtuese ose alarmante prej afro 1OO megatonëve të armëve të ndryshme nukleare ose atomike.
Pjesën me të madhe ose kryesore të armëve nukleare ose bërthamore, i kanë në dorë SHBA-së, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Plus India dhe Pakistani së bashku me Izraelin dh K.Veriore që i përkasin rangut ose kategorisë së dytë të fuqive nukleare ose atomike.
Ndërkohë që roli, misioni dhe ‘autoriteti global ose universal’ i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur janë zbehur dhe zventuar shumë me rastin e “aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të papritura”, gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit.
Ndonëse, edhe pse Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, “de jure”-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- ‘de facto’ ato janë të aneksuara ose okupuara ushtarakisht nga Rusia.
Pse (përse) ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t’i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (sidomos në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t’i pret”fati” i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.
E tërë kjo si duket për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para “zonës ose vijes së kuqe” të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.
Deri në vitin 1994, Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, por…!
Menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.
Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga” fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore të Ukrainës”:  Presidenti i Rusissë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës, në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të “Rusisë së Parë” (lëxo:” Kijevskaja Rasija”), sikur ia doli me projektët ose planimetritë e tij funebre dhe tepër makabre mbi Rusinë e madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj….
Të njëjtat skenare ose planimetri makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo përmes “paralelëve, analogjive ose apologjive” të ndryshme aproksimative, aglutinative, ireverzibile, meskine, makabre, djallëzore ose tepër satanike në mes muslimanëve boshnjak (serbëve të turqizuar ose muslimanizuar) dhe “vëllezërve të tyre (shqiptar musliman) në Kosovë etj., në kuadër të puro-shtetit, “kazino kapitalizmit” dhe “popujve të ri artificial ose johistorik (“people without history”) të Kosovës dhe Herceg Bosnës në “zonën e gjelbërt” muslimane ose panotomanike të “kalifatit të ri” turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company!
Pjesë e atyre skenarëve ose planimetrive kobzeza ose ugurzeza, sipas të të gjitha gjasave, janë, ose mund të jenë edhe politikanët dhe politikat aktuale, ditore ose periodike në Prishtinë dhe Tiranë.
Në këtë frymë të mesipërme “revolucionare, evolutive dhe historike”, Kosova ndoshta  nuk do bëhët kurrë anëtare e Natos, UE-së, OKB-së etj., pa i ndarë ose pjesëtuar gjysëm-përgjysmë (fifti-fifty)- “Trepçën”, Ujmanin dhe resursët ose pasuritë tjera me Serbinë ose dikënd tjetër…!?
Doktrinat dhe formulat e egra serbo-ruse (plus ish fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit )-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, akoma (ende) janë aktuale dhe tepër reale dhe funksionale.
Jo rrallë, serbët dhe të tjerët, mbi ruinat ose gërmadhat e humbjeve ose disfatave të thella ushtarake ose luftarake, me ndihmën e rusë e tjerëve, i kanë ngritur, skicuar dhe realizuara fitorët e tyre shtetrore, nacionale ose gjeografike nepër tryezat ose tavolinat e ndryshme politike ose diplomatike.
E trata: Rusia çfarë (nuk) e njohin të gjithë!
Siç dihet, pas përndjekjes ose dëbimit masivë të jezuitëve dhe pjesëtarëve tjerë të rrymës fetare kristiane ose katolike nga Rusia në vitin 1719: Në vitin 1742 dhe me vonë, kishin filluar burgosjet, internimet, plaçkitjet, shikanimet dhe përndjekjet (debimët) e përgjithshme ose masive të ebrejve (izraelitëve) nga Rusia.
Kjo sidomos pas denimit ose denoncimit të  hapur “të “jansenizmit”, si dhe ideve ose teorive megalomane dhe cariste të Volokolamskit dhe Golovkinit në Rusi nga ana e Selisë së Shënjtë (Pontifikatit) në Vatikan.
Se këndejmi, në idetë, teoritë, imagjinatat ose fantazitë megalomane ose grandomanike të Golovkinit dhe Volokolamskit: Carët dhe patriarkët e kishës ortodokse dhe pravosllave të Rusisë, ishin paraparë ose paramenduar si sundimtar (gospodar) të globit, dhe etër (pogllavar)  të “Romës së Tretë” me seli në Moskë (Rusi), ose në Kjevë të Ukrainës, ku thuhet se ishte formuar ose themeluar “Rusia e parë”( ” Prva Kijevskaja Rasija”) së bashku me kishën e parë pravosllave të Rusisë (“Prva Rasijska Pravoslavnaja Crkva”) dhe kështu me radhë..
Ngase, sipas tyre (Vollokolamskit, Gollovkinit, Ivan Groznit etj.)- Selia e Shënjë (Papati ose Pontifikati) në Vatikan, nuk ekziston fare, përveçse “Romës së Tretë” dhe të “Vërtetës” me seli në Moskë.
Në esencën ose substancën e saj, mbretëria (monarkia) ose perandoria cariste e Rusisë, ishte autoritare, totalitariste, megalomane, hegjemoniste, militariste ose ekspanzioniste.
Themelët e para të mbretërisë (monarkisë) kostitucionale, institucionale, parlamentare dhe demokratike, siç dihet kanë lindur ose janë vënë në Angli (Britani të Madhe) me rastin e largimit të “Dinastisë Stuart (Stjuart) nga froni mbretëror, dhe inaugurimit të Vilhelmit (Uiliamit) të Tretë në krye të fronit të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 1668, kur u shpallën ose dekretuan edhe ligjët e famshme “The Bill of Rights” etj.
Dhe, mëqe, Europa Perëndimore ose Kontinentale, asokohe nuk ishte e preokupuar dhe përkushtuar aq shumë me politikën pushtuese, militariste, hegjemoniste ose ekpanzioniste të Rusisë cariste. Përkundrazi, kishte edhe të atillë si Katarina së bashku me gjeneralët ose komandant të ndryshem si Münich, Osterman dhe të tjerë që i ndihmonin dhe komandonin “hordat” ose hordhitë ruse në luftërat e ndryshme pushtuese ose okupuese kundër të tjerëve.
 Ndonëse, pas disfatës së thellë ushtarake në luftë kundër vikingëve, pranë Nervës me 17OO , dhe një fitoreje të papritur të kozakëve të Ukrainës, nën komandimin e Mazepit, pranë Voltavës më 17O9, si dhe të vendosjes së “paqes se Nyshtadit (Nystadt) me 1721, carëve të Rusisë, do iu takonin asokohe Livonia, Estonia, tokat e brendshme gjermane ose ingermanike, pjesa e madhe e Korelisë, ishujt e njohur Ösel (Sarema) dhe Dagö (Hijuma) të Skandinavisë, dikur me vonë, me anë të martesave, shantazhëve, komplotëve, urthave, intrigave dhe dredhive të njohura mbretërore ose dinastike të femrave (grave) të mençura dhe të bukura ruse dhe të tjera si Katarina, Ana Kurllandiskaja, Jekatarina, Jelizaveta Petrovnaja etj.. edhe Riga, Ravella, Viborga, Kurllandia, Krimea, Azovi, Kazani, Astrahani, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në  Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.
Duke zgjëruar kështu “Rusinë e vogël” të Pskovit, Olegut, Igorit ose Jarosllavit, në kohëra dhe hapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale. Gjegjësisht, në një vend të madh, me hapësirën ose sipërfaqen me të madhe tokësore në globit ose planetin tonë.
Shtoja këtu edhe luftërat e njohura ruso-turke mbi Krimenë së bashku me pëpjekjet e pasuksesshme të Münichut, Katarinës dhe Pjetrit të Madh për pushtimin e Konstantinopojës (Stambollit), aneksimin e Krimesë nga Katarina e Madhe, Münichu,  Pjetri i Madh, Stalini dhe të ngjajshme ! ( …)
ASh (vazhdim)