Ballina Ravijëzime Shkronjat klasike të ndaluara në Rusi

Shkronjat klasike të ndaluara në Rusi

 

Format e shkrimit në kompjuter, Times New Roman, Arial, Verdana, Tahoma dhe Helvetica janë të gjitha të ndaluara në Rusi, sipas agjencisë së lajmeve të Evropës Lindore Nexta.

Thuhet se kompania amerikane Monotype bllokoi aksesin në bibliotekën e saj të shkronjave në faqe për përdoruesit rusë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Megjithëse mund të mos duket si një marrëveshje e madhe, kjo do të thotë se botuesit e librave, zhvilluesit e faqeve të internetit, zhvilluesit e programeve kompjuterike dhe agjencitë e markave dhe reklamave në Rusi do të duhet të kërkojnë diku tjetër për fontet.

“Shkronjat Times New Roman, Arial, Verdana, Tahoma dhe Helvetic janë bërë të padisponueshme për #rusët me vendim të mbajtësit të së drejtës së autorit. Kur përpiqeni të hapni një faqe me katalogun nga adresat IP ruse, shfaqet një mesazh ndalimi i hyrjes”.