Ditën e shtunë, datë 9 Prill, grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, zhvilloi në qytetin e Strugës workshop-in rajonal me titull “Dëmet, pasqyra e kompanisë”.

I gjithë workshop-i e vuri theksin tek pagesa e dëmeve, të cilat janë pasqyrim i punës së kompanisë dhe që krijojnë besimin ndaj saj dhe e vendosin atë në fokusin e qytetarëve.

“Thelbi është të jemi afër klientëve dhe tu shërbejmë atyre drejtëpërdrejtë, pa ndërmjetës dhe ndërhyrje. Të gjitha këto, dhe jo vetëm, e bëjnë SIGAL UNIQA-n një kompani efikase duke rritur rolin e saj në treg dhe duke shtuar besimin te qytetarët.  

SIGAL UNIQA, siç duhet ta ketë çdo kompani sigurimi, ka në fokusin e saj të përditshëm pagesën e dëmit dhe dergimin e tij tek i dëmtuari apo përfituesi i drejtëpërdrejtë.

Vitin e shkuar kemi paguar mbi 40 milionë euro ne te tre shtete  ”, tha ndër të tjera z.Ponari, shifër kjo që tregon madhësinë dhe seriozitetin e SIGAL UNIQA. Dhe kane qene perfitues mbi 20 mije klienta pra shifer e konsiderueshme.

Në tregun ku operon SIGAL UNIQA qytetarët shpenzojnë mesatarisht rreth 40 euro për frymë për sigurime dhe nëse kjo shifër do të ishte 100, 200 euro apo rreth 3000 euro si në vendet e BE, atëherë shifrat e dëmeve dhe rikuperimet e e  pasurive private apo shtetërore do të ishin disa herë më të larta. Ne duhet te jemi tek çdo klient sepse tek secili është nje potencial për sigurimet  dhe këtë duhet ta bejme të gjithë”, vijoi më tej CEO i SIGAL UNIQA për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari.

Dëmet janë misioni për të cilat janë krijuar kompanitë e sigurimeve. krijimit te kompanive te sigurimit.

Askush nuk e di që për një Karton Jeshil me vlerë 15 euro  janë paguar dëme deri në 3 milionë euro, ndërsa për një siguracion me prim 5000 euro janë paguar dëme deri në 10 milionë euro.

Nëse flasim për sigurime Shëndeti, për një siguracion me vlerë 200 euro janë paguar dëme me vlerë mbi 100 mijë euro.

Këto shifra tregojnë shumë por e rëndësishme për tu kuptuar është pse duhet sigurimet dhe kur vjen dëmi.

Çdo sigurues dhe i siguruar lutet që mos të kete dëme por natyra, papërgjegjshmëria, profesionalizmi apo përgjegjësitë ndonjëherë tejakalojnë masat ndaj lindin dëmet dhe për këto dëme përgjegjës janë siguruesit.

Ka disa momente të rëndësishme në historinë e dëmeve:

Çdo sigurues kërkon dhe dëshiron të paguajë të dëmtuarin drejtëpërdrejtë ndaj dhe kërkesat në këtë drejtim janë rritur dhe gjërat po ecin në rrugën e duhur me qytetarët që janë ndërgjegjësuar mbi dëmet dhe si duhen kërkuar ato në kompanitë e sigurimeve.

Njerëzit i duan sigurimet por nuk duan të paguajnë primin, prandaj siguruesit janë dhe duhet të jenë këmbengulës në pagesat e primeve”, u shpreh z.Ponari.

Pas fjalës së zotit Ponari, i cili drejtoi edhe workshop-in, fjalën e morën drejtues të departamenteve të dëmeve në të tre shtetet, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku secili foli mbi punën e kryer gjatë vitit 2021, dëmet e paguara dhe rëndësinë që grupi më i madh i sigurimeve në rajon u jep pagimit të dëmeve brenda kuadrit ligjor në fuqi.

Dëmet e paguara gjatë 2021/ SIGAL UNIQA kryeson, paguan ¼ e totalit

Kthimi në normalitet, pas pandemisë, bëri që struktura e dëmeve vitin e kaluar të dominohej sërish nga sigurimet e detyrueshme motorike, për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Dëmet në këto klasa u rritën me 20.3% krahasuar me vitin 2020. Pesha e tyre në strukturën e dëmeve të paguara bruto arriti në 53.5%, nga 39.2% që kishte qenë një vit më parë.

Kjo tregon qe sigurimet janë ende të dominuara nga sigurimet motorike. Ndërkohë, vetëm sigal e ka këtë raport pasi kompanitë e tjera variojnë nga 65 deri 90 % sigurime motorike.

Vitin e kaluar, aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 11.5% dhe kjo rritje është reflektuar edhe në shtimin e dëmeve të paguara nga siguruesit.

Shifrat e publikuara nga AMF tregojnë qartë dominancën e SIGAL UNIQA Group Austria si kompania që jo vetëm ka besimin më të madh tek shqiptarët duke zënë pjesën më të madhe të tregut por edhe sa i përket dëmeve të paguara.

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere prej 23 vjetësh

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, prej 23 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Duke qene pjese UNIQA grup ne garanojme jo vetem siguri per demet e soootme por dhe vijimsi per te ardhmen sepse  UNIQa do jete  ne  rajon  dhe do vazhdoje  sepse uniqa nje histori  dhe sigal uniqa eshte pjese e kesaj historie

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

15 VJET UNIQA, 15 VJET UNIKË

Prej 15 vjetësh tashmë, SIGAL është pjesë e UNIQA Insurance Group, e cila është një nga kompanitë lidere të sigurimit në Austri dhe Evropën Qëndore e Lindore.

UNIQA ka një me aktivitet që prej vitit 1811, ndërsa sot numëron rreth 22,400 punonjës dhe partnerë ekskluzivë shitjesh, të cilët u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 18 vende.

UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri duke zënë 21% të tregut. Ajo është e pranishme në 15 tregje: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. Pa harruar edhe kompanitë e sigurimit në Zvicër dhe Lihtejnshtajn.

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Driton Azizi (CEO i UNIQA Macedonia), Avni Ponari (CEO SIGAL UNIQA Group Austria), Saimir Dhamo (CEO, SIGAL UNIQA Kosovë)

Çaste nga workshopi