Ballina Sport Goli nga 70 metra, po habit botën sportive

Goli nga 70 metra, po habit botën sportive

 

Edhe pse fundjava në Itali shënohet nga Serie A, goli për të cilin po flitet është shënuar në renditjen e tretë.

Portieri i Modena-s, Riccardo Gagno, në minutën e 91-të, shënoi për fitoren 2:1 ndaj Imolese, në takimin e Serie C.

Nuk e shënoi nga pushimi, as nga veprimi i fundit, por nga 70 metra.

Ai e hodhi topin para portës aq fuqishëm sa e befasoi portierin rival në portën kundërshtare.

Zakonisht në situata të tilla ka një faktor ere, por stadiumi i Modenës është i “mbyllur” nga të gjitha anët, ndaj Gagno duket se ka “majë” në këmbë.