Nga Agron Shabani
Siç dihet, shumë kohë para politikës, bixhozit dhe prostitucionit iu ra hise për të qenë “artët” ose zanatët (profesionet) më të kërkuara dhe preferuara në botë.Ndaj, ‘të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose çifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më asgjë nga askush, për t´i ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)
Nuk e di dhe s’e besojë aspak, nëse mund të quhet vlerë edhe ajo kur bixhozi, prostitucioni, homoseksualizmi (pederizmi), lesbizmi ose transeksualizmi së bashku me komplotin, shantazhin dhe spiunazhin, mbrohen dhe garantohen me ligjë?!
Ndërkaq, heronjt, çlirimtarët ose patriotët e lartë shtetror dhe nacional, burgosën, arrestohen, paditën, akuzohen, linçohen, kriminalizohen ose ndiçën me ligjë.
E sidomos atëherë kur prehën fatet dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose gjeometrinë e stisur të kombit dhe atdheut të çliruar bashk me ata që kinse të kanë ndihmuar dikur për t’u çliruar, pavarësuar ose shtetformuar.
Jo, sepse aty janë edhe ata që shtrijnë qafen dhe ulin kokën e tyre bosh, përposhtë të së cilës, prehën ose këputën kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.
Prandaj, psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë kognitive ose analitike, janë të mendimit se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t’i shmangur ose injoruar ato.
Ndaj, “mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj…Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti…Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)
Pse (përse) ndodhë kjo?Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e paditur, inferior, stupid, nebuloz, demagog, hipokrit, malicioz ose jointeligjentë, e kanë një “tendencë mizore” ose “misterioze” për të gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve.
Ata rrallëherë i shohin njerezit, figurat, personalitet, ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme shoqërore (qytetare), fetare, kulturore, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), sociale, ekonomike etj., ashtu siç janë… Me tone, ngjyra ose simbole të preferuara reale, racionale ose dialektike.
Sepse, ata i “studiojnë” dhe “analizojnë” ato me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, urrejtje ose xhelozi, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, joekuivalente, jovalide, jorelevante, jopozitive ose jooptimiste në to.
U mor vesh vesh se mendimi iracional ose negativ, fobia, paranoja, urrjejta dhe xhelozia e tepërt ndaj dikujt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik të personit ose individit.
Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “cinizmi, injoranca dhe padituria nganjëherë ndoshta janë shpëtim dhe lumturi për ata që kanë probleme shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) etj.
Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!
Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kleptomania, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente nga hakmarrja, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.
Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose “psedonim hyjnorë” ose “profetikë” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.
“Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.” (Viktor Hygo)
Se këndejmi, nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.
Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, nuk reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) -jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolutiste. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.
Ç’është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit udbist, monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar, tani e me tepër se 3O vjet rrjesht.Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës “çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike” në Kosovë dhe gjithandej.
Ky mbase është edhe problemi kryesor i Kosovës për çastin ose momentin.
U mor vesh se në Kosovë (dhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre.
Kështu që e majta ekstreme, radikale, “revolucionare” ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta.
E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të SHBA-së ose Perëndimit, të cilët, si duket nuk mund të iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient te varur dhe nështruar prej tyre…?!
U mor vesh se falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare” janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.
Përderisa, ajo “pjesa tjetër” e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.
Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në “tokë të premtuar” ose, të askujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.
Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë dhe Shqipëri, janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos “aristokracisë” ose “borxhezisë së lartë” të Beogradit, Moskës, Stambollit, Brukselit ose Washingtonit.
Kështu që duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa atje nuk e kanë madje as lirinë e mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional.
Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit dhe intelektit.Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.
Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe dialektike ndaj qenies, materies, krijesès dhe ekzistencës sonè. Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.
Po e ceku prap se nuk ka filozofi as politikë kosovare ku çdo ditë e jetës ose botës sonë nën robërinë dhe tiraninë serbiane, të mos jetë konsideruar si ferr ose një burg i madh.
Ndaj, nuk ka njeri ose politikan normal ose racional në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, rezonon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company) – jetonin në burg (robëri),ferr, tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së gjatë, dikund thellë në fytë dhe në shpirtë.
E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose peridike. Apo…?!
Gjermanët dhe Gjermania asokohe ishin paraparë ose predispozuar si një poligon i madh taktik, ushtarak ose strategjik në të dyja anët e kufirit të atëherëshëm gjermano-gjerman që do e pranonin goditjen e parë dhe më të fuqishmën në kushtët ose rrethanat e ndonjë lufte të mundshme nuklerare ose atomike në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”!
Ndryshe nga kjo, rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kuptimin e një “bote globale”, multipolare ose subllokiste-sfiduese dhe turbulente për të gjithë. Lufta në Ukrainë si shëmbull konkret.
Ndryshe nga kjo, pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.