Standardet e reja të emetimit që do të hyjnë në fuqi mund tu japin fund motorëve me djegie të brendshme, duke transformuar makinat e së ardhmes.

Nga njëra anë kemi njoftimet nga vende të ndryshme të botës për ndalimin e makinave ndotëse konvencionale dhe nga ana tjetër prodhuesit që janë të detyruar të ndjekin rrugën njëkahëshe të motorëve elektrik. Në veçanti në BE, ky tranzicion tingëllon i dhunshëm për prodhuesit, por në realitet industria globale e makinave e ka ditur prej kohësh se çfarë ka përpara.

Tashmë këtë vit, kur objektivi i kufirit të rreptë të ndotjes për mesataren 95 g CO2/km ka hyrë në fuqi, laku për prodhuesit po shtrëngohet. Dhe do të shtrëngohet përgjithmonë nga viti 2025 e në vazhdim në rast se nuk rishikohen disa norma shumë strikte për “Euro 7”. Tani çështja nuk ka të bëjë vetëm me motorët me naftë , por edhe me motorët me benzinë , duke përfshirë të gjithë hibridët .

Për të kuptuar se sa i rreptë do të jetë, në praktikë konverteri katalitik me naftë do të jetë aq kompleks dhe i shtrenjtë sa do të kufizojë motorët me naftë tek SUV-të e mëdhenj dhe automjetet komerciale. Por edhe motorët me benzinë duhet të prodhojnë motorë me ndotje sa më të vogël të mundshëm, të kenë katalizatorë të avancuar dhe më të shtrenjtë, filtra… madje edhe softuer special që do të kontrollojë emetimin e ndotësve që të mund të sinjalizojë në rast ndotje për 250,000 km. Pavarësisht se si e bëjmë, gjithçka tingëllon shumë, motorët janë dhe djegin lëndë djegëse fosile, tjetër është të kemi emetime.

Çfarë ndodh më pas? Nëse asgjë nuk ndryshon në Euro 7, atëherë makinat më të vogla do të bëhen joprofitabile (p.sh. një VW Polo mund të kushtojë mbi 20 mijë euro) do të zëvendësohen me ato elektrike. Në përgjithësi , makinat konvencionale do të bëhen më të shtrenjta , ndërsa në të njëjtën kohë çmimet e makinave elektrike do të bien për shkak të kostove më të ulëta të prodhimit të baterive .

Disa prodhues (Hyundai, PSA, Renault, etj.) kanë njoftuar tashmë ngrirjen / ndërprerjen e evolucionit të motorëve me djegie , ndërsa disa të tjerë (Volvo, Ford, etj.) do të shesin motorë me energji elektrike vetëm pas vitit 2030 . Sigurisht, ka kompani që “bërtasin” se e gjithë kjo çështje është “e dhunshme” dhe se motorët duhet të mbrohen (p.sh. Toyota, që ka investuar në hibride).

Çfarë do të ndodhë në fund? Një vlerësim që mund të bëhet është se në vitet e ardhshme do të ketë një rritje të shitjeve të motorëve me energji elektrike dhe diku nga viti 2026 kjo do të arrijë kulmin , me shumë gjasa në lidhje me ardhjen e gjeneratës së re të baterive në gjendje të ngurtë .

Motorët me djegie do të kufizohen në makina më të mëdha që gradualisht do të fillojnë të bëhen edhe elektrike. Nafta do të bjerë me më pak se 10%. Dhe veçanërisht në Evropë, “gjuetia” për motorët me djegie pritet të bëhet gjithnjë e më intensive deri në vitin 2030, duke arritur deri në pikën e shndërrimit në një specie të rrezikuar me një fund të caktuar drejt zhdukjes diku nga mesi i shekullit.