Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, lahet me gjakun e drerëve, të nxjerrë nga brirët e tyre. Gjithashtu ai shoqërohet vazhdimisht nga një mjek i specializuar për kancerin e tiroides, thonë raportet.
Putin u njoh me ilaçin e pazakontë nga ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe mesa duket u kënaq në një vaskë që përmban një ekstrakt aromatik nga brirët e drerit të mbushur me gjak në mesin e viteve 2000.
“Daily Mail” shkruan se ende nuk ka asnjë provë që brirët e drerit të kuq Altai, vendas në Siberi, ndihmojnë në përtëritjen e trupit. Por pavarësisht kësaj, thuhet se presidenti rus është një fans i kësaj teorie.
Raportet vijnë nga media investigative e Projektit – e bllokuar në Rusi dhe tani funksionon nga jashtë.
Sipas kësaj medie, Putin nuk është i vetmi adhurues i trajtimeve të bazuara në gjakun e kafshëve. Një ish-zyrtar tha se emra të mëdhenj në rrethin elitar të Kremlinit, duke përfshirë kryetarin e Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyani dhe krein e Gazprom, Alexey Miller, kanë provuar ekstraktin e brirëve.
Por jo vetëm kaq, pasi zyrtarë të tjerë thuhet gjithashtu se shijojnë resortin Kivach, ku marrin klizma të përditshme; një procedurë e njohur për përfitimet e saj detoksuese.
Sipas “Siberian Times”, larja në gjakun e brirëve të prerë si dhe pirja e tij, mendohet të jetë një traditë shekullore në Rusi. Gjithashtu thuhet se ekziston edhe në Kinë dhe Kore.
Ndërkohë mendohet se përfitimet e supozuara të kësaj procedure janë një mori, duke nisur nga ‘ndryshimi i moshës’ për gratë dhe rritja e epshit dhe performancës seksuale për burrat, shton botimi.
Një fermë në malet Altai në faqen e saj tha: “Ekstrakti nga brirët e drerit të kuq vepron si një tonik i fortë, veçanërisht për fuqinë e meshkujve. Forcon kockat e trupit, muskujt, dhëmbët, shikimin dhe dëgjimin.
Gjithashtu shëron pleuritin, pneumoninë, astmën, dhimbjet e kyçeve, osteoporozën dhe problemet me shtyllën kurrizore”.