Nga AGRON SHABANI – Gjermani

Sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent:” Ju mund t’i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme, por jo edhe luftën, shkencën, teknikën, politikën ose
diplomacinë nga njerëzit e sëmurë, suicid, të paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, skizofren, neurofren, oligofren, disfunksional ose inkompetent etj.
Shihet qartë se në politikën dhe diplomacinë e sotme të Kosovës dhe Shqipërisë, pos tjerash, keni edhe persona ose individ të ndryshëm të prekur nga  ç’rregullimet e brendshme dhe të jashtme (…) me pasoja, ndikime, interferime ose reflektime të pashmangshme edhe në “mozaikun” ose “panoramën” e gjithëmbarëshme të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej.
Gjithënjë fjala mbi disa specie ose “kafshë të larta politike ose diplomatike” të mbrojtur, privuar ose imunizuar nga analizat, anamnezat ose ekzaminimët e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, intelegjente, profesionale etj.
U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.
Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni,  inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
Në këtë kontekst, sipas psikologjisë politike dhe asaj klinike ose analitike: Fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, skizofrenia (shizofrenia), idiopatia ,narkolepsia, melankolia, kleptomania dhe të tjera se bashku me mendimet, bindjet ose paragjykimet e pashëruara, iracionale, violente, infantile, patologjike ose negative, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikologjike, në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, krimalogjike, trishtuese, morbide etj.
Në anën tjetër, është mëse interesant fakti i njohur sipas të të cilit: “personat ose individët e ndryshëm violent, infantil, psikopatologjik, mizantrop, skizofren (shizofren) ose paranoid, në fillim shpeshherë bartin maska ose “fytyra të bukura” në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, miqve, kolegeve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive.” Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme morbide, violente, infantile ose patologjike si Millosheviçi i Serbisë dhe plot të tjerë.
Se këndejmi, sociopsikologët dhe socioantropologët e ndryshëm, në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjik.
Ndryshe nga kjo, ne politikën dhe diplomacinë e sotme shqiptare ose kosovare, përveç tjerash, sikur e shohim dhe lexojmë nje “dekalog” ose “partiturë të madhe” gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na therrasin dhe obligojnë vazhdimisht për të ditur, lexuar, studiuar, analizuar, kuptuar dhe reflektuar akoma me shumë në xhunglën e madhe të atyre ligjëve të pashkruara dhe të pashkelura.
Si për shëmbull, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë shqiptare në Shqipëri, pos tjerash, vazhdojnë t’i kanosin ose rrezikojnë despot, autokrat, oligokrat, skizokrat (shizokrat), skizofren (shizofren) ose diktator të ndryshëm ekscentrik ose egocentrik, të trafikuar ose kontrabanduar në krye të ekzekutivit ose qeverisë shqiptare, si dhe në mekanizma ose institucione tjera relevante, të cilët shihet qartë se në emër të egove, libidove, instiktëve, imagjinatave, fantazive, apo ambicieve të sëmuara violente, iracionale, infantile dhe patologjike: Janë të gatshëm në çdo çast ose moment, për t’i futur shqiptarët në luftëra ose konflikte të ndryshme politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, rajonale, krahinore dhe të tjera në emër të egove, antiegove, superegove ose libidove të tyre brendshme ose polare, të mbushura ose stërngarkuar me “forcë dhe enërgji” të madhe iracionale dhe negative.
Se këndejmi, konistenca akute, kronike ose permanente, për t’i dukur ose imponuar gjithëmonë i madh (i pari) në skenën, mozaikun ose panoramën e përgjithshme ekzekutive (qeveritare), presidenciale, legjislative (parlamentare), politike ose diplomatike të Shqipërisë ose Kosovës, pa potencën, kredencën, kadencën, prezencën, korpulencën, vlerat, parimët, postulatët, atributët dhe prerogativët paraprake në domenin ose kontekstin e njohur intelektual, intelegjent, profesional, trupor (organik), mental (psikologjik) dhe kështu me radhë: Jo vetëm që të bëjnë qesharak (tragjikomik), inkoshient ose dekadent në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por edhe rob ose recidivist të iluzionëve ose fiksionëve të sëmuara autoritare, totalitariste, karieriste, profeteriste, mentale ose psikologjike, nga kthetërat e të cilave, nuk mund të lirohësh (çlirohësh) edhe pse je viktimë ose pëng i tyre.
“Ti je me i mençuri, me i dituri, me trimi, me meritori, me i pëgatituri etj…!”, mos i bësoni kurrë këtij “komplimenti”. Të ngjanë në stisje ose kamuflazhë të armiqve, horrave ose lajkatarëve.Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive.

 E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk të duhen ose nevojitën.

Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit, së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik.

Disa të të ashtuquajturve liderëve ose politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik në Shqipëri dhe Kosovë, pos tjerash varësinë e tyre nga kokaina, mariuhana, heroina ose narkotik të tjerë, së bashku me narkolepsinë, skizofreninë akute ose kronike, idiopatinë, depresionin dhe melankolinë e thellë, paranojën, fobinë, komplekset e njohura të Edipit, Sizifit, inferioriteti, maliciozitetit etj..mund t’ua shihni lëxoni në bebëzat e syve, në gjestikulimet e tyre, në mimikën e fytyrës, në levizjet ose rropatjet e pakontrolluara të syve, në ndalesat ose shikimet (koncentrimet) e gjata në një pikë, në dridhjen e zërit, në levizjet e pakontrolluara të duarve ose gjymtyrëve, në shkrimët ose paraqitjet e tyre publike, në fytyrat e tyre të veshura ose maskuara me plasmast ose silikon dhe kështu me radhë.

Ndaj, mëqe sipas filozofisë kristiane, sytë dhe fytyra e njeriut janë pjesët më ekspresive dhe specifike në trupin ose organizmin e tij. Kjo për faktin se në sytë dhe fytyrën e njeriut, nganjëherë shfaqen ose manifestohen gëzimi, kënaqësja dhe lumturia e tij objektive dhe subjejtive, nganjëherë tjetër hidhërimi, dëshprimi, trishtimi, frika, urrejtja, xhelozia, stresi, mërzia, tensioni, depresioni etj.: “Sytë dhe fytyra e njeriut, janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, dhe shipirti i njeriut është i dashur, i bukur dhe aq thellë, sepse përmes tij shihet Zoti. (Immanuel Kant)
U morr vesh se fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij e brendshme ose polare, të mbushura ose stërngarkuara me “forcë” ose “enërgji” të madhe egocentrike, narcisoide, iracionale, negative etj.

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Disa politikan shqiptar ose kosovarë, është mirë të shohin ose shikojnë vetën (vetvetën) e tyre të ikur nga ta në pasqyrë.

Njerëzit e mençur, intelektual dhe intelegjent, mund të dallohen menjëherë nga sjelljet, qëndrimet e tyre, reagimet, opinionet…E sidomos nga pamja e jashtme.
Sidoqoftë, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
 Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme(globale ose universale), politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë intelegjente, intelektuale, shkencore ose profesiinale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale, universale dhe humaniste në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.
Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.
“Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.” tha dikur Talesi.
Trimi, heroi, i mençuri ose i dituri, nuk bëhen kurrë mendjemëdhenj, cinik, prepotent ose injorant.
Punojnë, luftojnë, përpiçën, sakrifiohen ose vdesin si burra ose si heronj të vërtetë.
Pa çuar pluhur ose pa bërë zhurmë.
I dituri, i mençuri, trimi i vërtetëtë, heroi ose patrioti, sa me shumë që luftojnë, përpiçën, sakrifiohen, lëxojnë, mësojnë dhe kuptojnë, aq me tepër bëhen të urtë, të sjellshëm, fjalëpak ose modest para të tjerëve.
Njerëzit vdesin atë ditë kur nuk ndiejnë turp dhe përgjithësi për asgjë.

P.S.

Na ka rastisur të shohim dhe lëxojmë faqe ose kronika të shkëlqyera mbi heronjtë, trimat, tribunët ose komandantët e shkëlqyer, epik ose kalorsiak, të cilët pa u mërzitur kurrë se ç’thonë analet dhe kronikat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, ditore ose periodike, me një levizje ose “përplasje indiferente” vetulash dhe çerpikësh të ushtarit ose komandantit sypatrembur në front, i cili mezi presin shkrehjen e plumbit ose fishekut të parë në linjen e frontit, për të vrarë frikën e bashkëluftëtarëve të tij: Gjithëmonë vijnë “papritur”, të heshtur dhe fjalëpak, për t’u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.

Trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore, nacionale dhe politike.

Shkenctari ose dijetari i shquar anglosakson, Herman Boerhaave, ne kuadër të veprës së njohur me titll “Aforizma mbi njohjen (zbulimin), diagnozen dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme”, pos tjerash thekson faktin se :Ilaçe ose medikamente ka mfjaftë, por të sëmurë ose pacient të ndryshëm, gjithëmonë ka dhe do ketë me shumë.”
Ndaj, a mund dhe si mund të përkufizohet në psikologjinë politike shpjegimi i ngjarjeve individuale dhe kolektive në bazë të inkubacionëve ose motivacionëve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike? Sidomos i atyre mendore ose logjike? Mbase, studimi ose analiza e motivimève të brendshme të të vepruarit ose reaguarit politik, ushtarak (luftarak), diplomatik etj…
Kontributi i parë ose vendimtar i këtij lloji është vepra e njohur e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky dijetar ose mendimtar i njohur franko-gjerman, ishte tejet i goditur dhe emocionuar nga turmat revolucionare të vitit 1789, nga ato të “Komunës” së Parisit të vitit 1871, si dhe nga ato të tjerat gjatë viteve të mëpastajme ose pasuese…
Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje trishtuese ose parabolike të profilëve të ndryshme ataviste ose primitiviste në të cilat, të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikën, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti, apo mbi kurajon përballë rrezikut etj.
Mbizotërimi i impulseve iracionale dhe negative, i lidhur dhe motivuar shpesh me aksione hipnotike dhe tepër radikale ose brutale nga ana e “apostujve të lirisë” dhe agjitatorëve të tyre që i kishin bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale -përballë njerëzve të aftë, si dhe eksponentëve dhe komponentëve të veçantë të atyre procesëve revolucionare ose post-revolucionare.
 Siegmund Freudi (1856-1939), themeluesi i psikoanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin, kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Unit” (1921). Një problem themelor me të cilin ai duhej të përballej ishte si më poshtë: Lë Bon kishte folur dhe shkruar mbi një psikologji të tipit kolektivë, që qëndronte në vend të asaj personale, të ndërgjegjshme dhe racionale.
 Natyrisht se Frojdi (Freudi) nuk kishte asnjë vështirësi të pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmerisë objektive dhe subjektive në qëndrime ose situata të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve.
Në fakt, në vizionin e tij, e pandërgjegjëshmja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar dhe burimuar prej “egos”, “libidos” ose vetkënaqësisë së pastër personale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në atë seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste në esencën ose substancën e saj.
Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore ose psternaliste. E sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ndaj nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten).
Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit (Laji). Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesë vjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.
Si të shpjegohen atëhere fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” përshkruar nga Lë Bon?
Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj. Kështu, sipas Frojdit:  ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej dashurisë për shefin e idealizuar dhe glorifikuar, ndjekësit dhe viktimat e tyre, e duan njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë, është për t’u kujtuar Uilliam Rajhut (1897-1957) dhe veprat e tij… Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose edhe makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.
Ndërkohë që shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Kjo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore, të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin e qytetërimit tonë nga parahistoria e deri me sot.
Një situatë e tillë do ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale si dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhura me patriarkatin dhe lirinë seksuale ose erotike.
Rajhu thekson se gjatë shekujve të fundit, “zoti baba”, gjithnjë e më shumë e ka humbur besim, primatin dhe kredibilitetin e tij. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare, ia kanë minuar besueshmërinë. Familja monogamike (e mbyllur në mënyrë paralele) asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez, skllavopronar ose feudaliste nga ana e lëvizjeve popullore, proletare, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit.
Përderisa analiza e Rajhut është seksiste, po aq sa është edhe ajo e Frojdit, tek Alfred Adleri (1870-1937) gjejmë një parashtrim ose narrativë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit neurotiko-hipnotik.
Ndaj, për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet.
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës.
Por çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar, imagjinar ose fiktiv qoftë ai, e bën të vështirë integrimin e tij pozitivë me të tjerët. Sepse, personi ose individi atëherë hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.
Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht ose natyrisht se largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.
Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregullat dhe teoria e posikologjisë individuale” (1920).  Fenomeni që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur gjithmonë  me komplekse inferioriteti dhe maliciozitetit intelektual, profesional, psikosocial, pasikofizik etj.
Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundit,  interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: Ku pos tjeash thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, përkrah një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos fëminore – traumatike ose të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë. Secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive. Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore e politike): nga njëra anë, si dhe nga instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuar dhe hetuara nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmët).
Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara në ngjarjet ose politikat tona ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet ose miltologjia jonë e brendshme.
 Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i panjohur për Jungun, i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria kolektive reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite, epose, legjenda dhe histori.
Ndaj, edhe roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që kanë për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art,  artit si jetë dhe jetës si filozofi.
Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit dhe Jan Oswaldit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare.
Me fjalë tjera, Prof. Dr. Sali Berisha si burrë shteti dhe tradite, si njeri njeri intelektual dhe intelegjent, si profesor univerziteti ose akademik: Ka përballë vetës Edvin Ramën dhe një armatë (dyzinë) të tërë njerëzish ose politikanësh shqiptar ose kosovarë, të mbrojtur ose privuar nga anamnezat, hulumtimët, ekzaminimët ose klinikat e specializuara psikologjike ose neuropsikiatrike.
Ndërkohë që hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive, transcendente (transhendte), institucionale ose funksiinale, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm, të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.
Kjo për faktin se demagogët, hipokritët, maniakët ose “psikopatët e lartë” pushtetmbajtës ose politikë: Edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë ose gjithandej, e sigurojnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë me të pazhvilluara, me të prapambetura ose prikitive të shtetit dhe shoqërisë.
E thëm këtë duke iu referuar studimëve, analizave ose reflektimëve të thella në fushën e psikologjisë politike.E sidomos veprave të njohura të Prof. Dr. Jan Oswald nga Univerziteti i famshëm i Edinburgut (Skoci, Britani e Madhe), Prof. Dr. L. Vasiliev nga Univerziteti i shquar i St. Petersburgut (Rusi), Prof. Dr. Siegmund Freud nga Univerziteti renomativë i Vjenës (Austri), Prof.Dr. Alfred Adler nga Univerziteti prestigjioz i Aberdinit (Skoci, B. Madhe) etj.
/ASh/