Poezi nga Tahir BEZHANI
Qytetet Mariupol, Kherson
e Melitopol
Natën i kishte mbuluar flaka
Ditën i mbyste tymi i zjarrit të tankeve ruse
Në gërmadhat e spitalit
Qanin fëmijët
Lemerisjet dëgjoheshin larg
Luftë mes jetës e vdekjes së dhunshme
Me tej,
Në grumbull gërmadhash,
Vrushkuj gjaku
të posa lindur betonohej
Thithnin kerozinën
e aeroplanëve supersonik
Si gjinjtë e nënës në agoninë e natës
Ngricë e egër mbyllte sytë
e ngrirë
Lëmonte shpresat e mekura
n ‘prag vdekje
Në mes qiellit përtypeshin yjet
mjegullnajave
Në maternitetet e spitaleve
lindje të reja
(Fillimjetë nën krismë
bombash helmuese)
Jeta digjej mizorisht
krimeve njerëzore
Nga shpirtra të tërbuar,
Lidhur posteve të ndyra…
Gjakovë, mars 2022