Sheqeri i ulët në gjak, i njohur si hipoglicemia, mund të shkaktojë nervozizë, djersitje, hutim, përgjumje dhe marramendje.Foto:Flickr
Sheqeri i ulët në gjak, i njohur si hipoglicemia, mund të shkaktojë nervozizë, djersitje, hutim, përgjumje dhe marramendje.
Edhe pse më së shumti prek njerëzit me diabet, kjo mund të lidhet ngushtë me atë çfarë konsumoni.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaqet dhe se çfarë mund të bëni.
Pse ndodh rënia e sheqerit në gjak?
Rënia e sheqerit në gjak ndodh kur nivelet e glukozës (sheqerit) bien nën nivelet normale.
Nëse keni diabet dhe jeni duke përjetuar marramendje, shkaku mund të jetë insulina ose medikamente të tjera për diabetin.
Po për disa, kjo ka të bëjë me ushqimin ose kohën kur konsumojnë një ushqim të caktuar.
Gjithashtu shmangia ose vonimi i një vakti, konsumi i alkoolit me stomakun bosh mund të jenë një nga shkaqet.
Sidoqoftë, në çdo rast, zgjidhja është të hani ose të pini diçka.
Me pak fjalë, hipoglicemia korrigjohet më shpejt me rreth 15 gram karbohidrate.
Por nëse marramendja ndodh nga alkooli, sigurohuni që të merrni pak ushqim përpara se të konsumoni gotën tjetër.
Rënia e sheqerit pas vaktit
Nëse nuk keni diabet dhe keni marramendje pasi keni ngrënë, mund të jeni duke përjetuar hipoglicemi reaktive.