Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocional sezonal, përfshin simptoma që vijnë dhe shkojnë me ndryshimin e stinëve.
Më së shpeshti, simptomat shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës.
Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, këto ndryshime në humor mund të fillojnë në pranverë dhe të vazhdojnë deri në verë.
Duke qenë se ekspertët e kanë lidhur depresionit sezonal të dimrit me mungesën e dritës së diellit, ju mund të pyesni veten se çfarë e shkakton këtë edhe në pranverë.
Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell.
Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me shenjat kryesore dhe shkaqet e mundshme, si edhe disa këshilla për të përballuar simptomat.
Simptomat më të shpeshta
Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re:
Një humor të rënduar me ndjenja të vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi
Më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme
Vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme
Ndryshime në energji
Shqetësime me gjumin
Probleme me përqendrimin ose kujtesën
Oreks i shtuar ose humbje peshe
Nervozizëm i pazakontë
Ndjenja zemërimi ose agresion
Mendime rreth vdekjes ose vetëvrasjes
Pavendosmëri.