Nga Ilir SECI – Amerikë
Stuhi në gotë shkaktoi i ashtuquejtuni skandal i anëtares së Vetting-ut, Genta Bungo, e cila lidhun me prokuroren Elizabeta Imeraj, paska thanë :
– “Ta heqim se është maloke nga Tropoja.”
Stuhi në gotë- sepse asnji befasi nuk ka aty….Genta Bungo me emen e mbiemen malok, “Genta” asht variant femnuer i emnit të mbretit malok Genti dhe Bungo asht po ashtu mbiemen malok sepse rrjedh nga fjala “Bung-/u” si quhet Lisi në Malsitë e Veriut…kushedi çfarë permbytje e ka shndukë ndonji Bung nga Malsia edhe e ka qitë në brigjet e detit, aty ku aluvionet e lumenjve që burojnë prej maleve kanë krijue fushat e bregdetit. Bung gjithsesi edhe pse i shndukun…Kjo thjesht për me u argëtue me dritëshkurtësinë e Bungos, jo se po duem me e nxjerrë veriore, sepse nuk na duhet asgja në në Veri…edhe pa të kena plot dritëshkurtët tanë që na dalin e na teprojnë…aq shumë bile sa falë dritëshkurtënve veriorë ladrojnë si nëpër vorre gentabungot…Sepse sikur të kishin pasë sy me pa veriorët këtyne ditëve ish dashtë me ba protesta të fuqishme kundër diskriminimit institucional që bahet ndaj tyne. Diskriminimi nga përfaqësuesit e shtetit asht diskriminim institucional. Prandaj ish dashtë me ba protesta njajtë si protestojnë afro-amerikanët në SHBA kur ka raste diskriminimi institucional. Dhe ajo që ka thanë Genta Bungo asht dikskriminim institucional…këtu nuk asht fare në diskutim emni i Elizabeta Imerajt dhe “Vetting-u” ndaj saj, që asht çashtje e asaj vetë, me të cilën përballet ajo për veti si person.
Argumenti “Ta heqim se është maloke nga Tropoja”- i sjellun nga Genta Bungo e ngre në tjetër nivel diskriminimin…e ban diskriminim masiv. E për këtë ajo ishte dashtë me u perballë me zemeratë masive dhe me protesta masive.
Në shekullin e 21-të, kur Shqipnia kerkon me ngulm aderimin në Bashkimin Europian, perfaqesuesja e shtetit shqiptar, Genta Bungo, artikulon ditën për diell diskriminimin ndaj veriorëve… E nga ana tjetër po këta diskriminues ankohen kur u refuzohet aderimi në BE, sepse kur Brukseli u thotë se nuk kanë plotësue standartet, këto shfryjnë :
-“Bashkimi Europian nuk na do ne!”…Se si presin me i dashtë Europa këta që nuk duen të vetët, këtë vetëm mendje-bungot munden me e shpjegue. Plotësisht me vend refuzimi europian…sepse falë Genta Bungove nuk i takojmë Europës, por vazhdojmë e mbetemi vendi me institucionet ma diskriminuese, në nivelet ma primitive në krejt kontinentin e vjetër.
Dhe prova e parë që nuk i takojmë Europës asht pikërisht vetë Genta Bungo…,sepse në asnji vend europian me shtet të së drejtes e me ligje që zbatohen nuk e kishte nxanë e nesermja në post nji juriste që do kishte perdorë nofka të tilla fyese ndaj grupimeve të caktueme shoqnore. Por në Shqipnine e sotme shtet të së drejtes nuk ka, kurse ligjin e shkelin të parët ata që supozohet me e mbrojtë si “vettingsja” Bungo…
Kurse prova e dytë që dishmon se nuk i takojmë Europës asht reagimi i shoqnisë shqiptare në përgjithesi mbas skandalit të Bungos…shoqnia në tanësi me gegë e toskë, gegët që nuk ngritën zanin fuqishëm ndër protesta kundra diskriminimit dhe toskët që heshtën dhe nuk e dënuen këtë akt diskriminues…Heshtja në raste të tilla asht aprovim…Moment testimi për vërtetësinë e deklarimeve “Jemi një, gegë e toskë!”…