Ballina Histori DON NDRE ZADÊJA

DON NDRE ZADÊJA

ME 25 MARS 1945

PRANË RRËMAJT, NË ZALLIN E KIRIT NË SHKODER,

PUSHKATOHET EDHE “POETI I AMBËLSISË” DON NDRE ZADEJA,

I CILI, HAPË EDHE FLETËN E GENOCIDIT KOMUNIST NË KËT QYTET.

NË SHENJË NDERIMI DHE RESPEKTI PËR KËTE MARTIRË TË

KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE,

QË ME GJAKUN E TIJ LAU TOKËN TONË AMTARE,

PO JU DHUROJ KRYEVEPRËN E TIJ LETRARE.

Me respekt: Fritz RADOVANI.

Melbourne, Mars 2022.

A T   F U L V   C O R D I G N A N O S

        Letër  e  hapun

 

1 9 4 2

                                                                   1

                                                                  Cum non est cui suadeatur

                                                                          Et qui suadeant non sunt.

                                                                                                   (Plint. Paneg.)

I.

   Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit

e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu  

nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit

gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta

ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine:​    5

Me thân’ se at dor’ të lmut e t’shugurueme,

si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,

s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,

por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin

shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm!​  10

E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,

si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua

bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,

ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,

me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina, ​  15  

me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje,    (pa mê – pa pushue,FR)

me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra

një shkop për ty. Patër Milan të quejti,

t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,

ngarkue me plaçka tua e me visare  ​  20

t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti

ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,

ku e pakundshoqe t’pritte bujarija

e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,

lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun  ​  25

me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,

cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,  

plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël

para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti

i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun  ​  30

e buk e krypë e zemër parashtrote.

Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!

N’areopagun e letrarve t’tú

rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,

(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!)  ​  35

e si shpërblim plot e përplot me tamthin

e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite

e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm

Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!

Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin  ​ 40

                                          2

e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën  

e tij do t’pijn’.., i pvetun do t’përgjegjët:

“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”

Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja

durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ,               ​45

e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér

pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem

shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ

i shuem e i poshtër? Un me dije tânde

s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari ​  50

meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!

Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre

ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,

me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove

nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute,     ​             55

e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’

na vûne: Ktu pushon rraca ariane!

Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,

skotë e përzieme hithâsh ariane

kênka Shqipnija? O témpora! O móres! ​ 60

Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër

n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,

mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat

e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare

dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên? ​ 65

e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka

n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari

mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun

emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun

nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit ​ 70

n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe

se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet

e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde

gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme? ​ 75

Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna

tejshekullore rrihi flet’t e tua,  

Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde

çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli

me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!

Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros, ​ 80

rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,

Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,

por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma        (shêj – kêputë)

e Illyri  Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit,

i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit ​ 85

besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.

Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja  (preja – të pabesë)

e votres sonë, emënharruem, rrugaca?

                                         3

Rrugaç, vasal, ushtar i blem me pare

edhe zamadhi Kastriotë i yni?  ​ 90

pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta

mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme

fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre

n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?

E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun ​ 95

n’miqsi t’Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa

Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,

Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,

por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.

Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit.             ​            100

Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim

çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre

për  fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull

ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?

Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! ​105

Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën

vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua

qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!

Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote

qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme,   ​110

nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:

Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.

Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni

goja me fol’ çka para téjet nieri

i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin  ​115

pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit

me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër

vigmën aj sot e lshon…. Prej téje e nâmta

kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)

nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë   ​120

rrféja mizore e hijevet Illyre,

nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin

Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,

ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma

e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta, ​125

prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.

​                                                      4

                             II

Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit

t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën

brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun

Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja; ​130

me grushtin e përtham e shkundi Pasin,

Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën,

akull ku n’préhje barasohen eshtnat

e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti,

ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme.  ​135

Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja

fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje

vargjet e mija qi frymzon, por ahti

i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash,

pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën    ​140

gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet

e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri

për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun

për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët

oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme   ​145

tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi

shkodranit ftyrën me ja marrun déshte

me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme,

(ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,)

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave,            ​150

njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme

ndête mbi né mortore e ankimi i zi,

me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone,

çilte vorreza t’reja n’për gardhîje;

kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova  ​155

n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi

e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave!

Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe

Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja,  ​160

u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano,

t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue?

A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet   (tamb’l – qumësht)

q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës

shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati,  ​165

por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën,

por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku

me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël   (kersij – kocka)

si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre

amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun  ​170

të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja)

                                        5

mbi ata shqiptar’t  e lashtë e meshatarë,

mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme

e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove,

kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit ​175

salvimtar kalli vetun ballë i bâne,

njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit

e Benediktit t’ Madh hanës drapnore

ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa,

por monumente jo, sikur Barleti,  ​180

Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi

Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme,

nám i pasosun i ksaj’ tok’s  shqiptare,

ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun,

ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun,  ​185

ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun.

Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte,

vllazën na quejte e vllazën na përcolle,

por vrasës ti na dole! E, po, po, thue,

t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë  ​190

me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën

nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane,

as shkopit t’carvet, por synuene Romën

Latine t’Papve fén edhe kombsinë

tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat  ​195

përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore:

Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna

vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën

shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji

i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë, ​200

krepatueshëm kumbon’t  i xëvêndsote;  

kur jashta murit t’that, pushkën për faqe,

burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye,

vështojshin mos t’i xân pusí vezire

mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit  ​205

shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para

se t’qitte synin rrezja e parë e diellit.

O misjonar’, kambsor’t  e Naxarenit

n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi

s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin,  ​210

me gjoj’ hyjnore dora dor’s  ta mbushim

lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm

qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët,

âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet

e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre, ​215

bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës  s’ vogël,

për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata

pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta,

por marimanga blet’ nuk bahët lângun

                                         6

pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme  ​220

e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?):

Kanuja Illyre pronen edhe kullen

me kulm e me temel e gjan’ e gjallë

me ç’fryn e  ç’ avullon ja digjte núri,

por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit. ​225

Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké:

Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin

banor’t  e botës s’ vogël primitive.

Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët

ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme! ​230

Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme

t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun

t’ dalin të ri për tirqi si biluri,

e téja t’ fort’ si kanpi për buljera,

e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin ​235

qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja

n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari.

Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme

e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta

ogiçin para, berreve dihatse  ​240

t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari;

nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër,

t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,

t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke,

si lokja jau kërkoi Bardhën nuse. ​245

(qi me e kërkue me pishë edhe me qiri

mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn

e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije,

n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat

e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota  ​250

e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën,

prej muzgu, dhênt përpara tè konaku

t’u prrallë e tue këndue ‘i  kang’ mbas krahit

qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona,

or ju, n’ at  Kish’ të lume, vetmitare? ​255

Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta,

bûjen me u dá mikpritse misjonarve,     (bujen – buken)

me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri

dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra,

prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng  përmbushet ​260

streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat

rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse,

e besa bés’ m’u  lidhë e i leshti parzëm

me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse

për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun, ​265

me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës

cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe   (cirkën – djersën)

                                         7

Thráku barbar i yti, Cordignano!

Tashti , té votra shlodhu, o misjonar,

e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit  ​270

shejó triumfe t’réja: sóse ditën

me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat

e ufices meshtarake. S’a nevoja,

n’ kureshtën tânde shkencatare, synin

harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni: ​275

a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës

a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica

e ‘i  rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije

me u ardhun hakut macave shpijake,

prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit  ​280

pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat

t’përzhituna n’térbim e merrshin iken.

Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove

gáca mbi gáca, Cordignano, e bota

veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta ​285

dorën kundroi leçitse albanofóbe.

Veprën e misjonarit lavdiplote,

ravën e kambve t’ tija koha e amshimi

me bindje e përkujton, por, vepra e jóte,

ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli,   ​290

qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.

Shenim:

Plot 60 vjet ma parë, më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder:

Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s, mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.

Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë… – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohtun italian, po, edhe ai klerik katolik.

Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.

Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”.

Fjala e fundit e Tij: “Ah moj Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!”

Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter…

Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda, edhe vetë Rinia Shqiptare..!!!

Melbourne, Mars 2022.                         Fritz RADOVANI.