Ballina Shëndet Jeni zgjuar të lodhur? Kjo është një zgjidhje ideale për ju

Jeni zgjuar të lodhur? Kjo është një zgjidhje ideale për ju

 

Nëse jeni nga ata persona që mezi ngrihen në mëngjes, zgjimi është një sfidë e vërtetë. Sidomos kur bën pak ftohtë. Megjithatë, edhe nëse zgjoheni të lodhur dhe me humor të keq, një mëngjes i mirë dhe i këndshëm do të bëjë mrekulli.

Një mëngjes mjaft i mirë përfshin përbërës që furnizojnë trupin me atë që i nevojitet. Vezët janë një “burim” proteinash dhe yndyrash të mira, dy lëndë ushqyese vitale që sigurojnë energji. Vezët janë një zgjidhje ideale por gjithashtu e shpejtë për mëngjes.

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalpë
4 vezë
1/2 lugë çaji kripë deti të imët
1/4 filxhan djathë të bardhë të grirë (opsionale)
2 qepë, të grira hollë (sipas dëshirës) 1 filxhan perime
Piper i zi i bluar
1 fetë bukë e thekur (opsionale)

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tigan të vogël në nxehtësinë më të ulët të mundshme. Ndërsa gjalpi është duke u shkrirë, thyeni vezët në një enë, shtoni kripën dhe i rrihni me piren. Hidhni vezët në tigan, lërini në zjarr të ulët, duke i përzier me intervale derisa të jenë gatuar plotësisht. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve dhe mëngjesi juaj është gati.