Fëmijët e lindur në vitin 2070 mund të jetojnë deri në moshën 150 vjeçare falë përparimeve në teknologjinë e kundër-plakjes, thonë ekspertët kryesorë.
Kjo jo vetëm që mund të dyfishojë jetëgjatësinë mesatare globale aktuale, por mund të zvogëlojë kohën që njerëzit kalojnë në sëmundjet e lidhura me moshën.
Ajo që dikur mendohej si një ëndërr e largët, tani po afrohet më shumë me realitetin, pasi një studim pionier në fillim të këtij muaji arriti të ndryshojë në mënyrë të sigurt procesin e plakjes tek minjtë e moshuar.
Shkencëtarët tani parashikojnë se teknologjia mund të rrise jetegjatesine tek njerezit ne dekadat ne vazhdim.
Jetëgjatësia për burrat dhe gratë e lindura sot në Britanine e Madhe është 79 vjet për burrat dhe 82.9 vjet për gratë.
Në SHBA jetëgjatësia për fëmijët e lindur në vitin 2020 është dukshëm më e ulët, 74.2 vjet për burrat dhe 79.9 për gratë./Daily Mail