Ballina Enciklopedi Zbaticat pranverore, ekspertët: Niveli i detit është ulur me 13 centimetra

Zbaticat pranverore, ekspertët: Niveli i detit është ulur me 13 centimetra

 

Ka ditë që mediat raportojnë për tërheqje të detit në Gjirin e Shëngjinit dhe Gjirin e Vlorës.

U aludua për shumë teori, por një përgjigje shkencore ne e kërkuam tek Instituti i Gjeoshkencave.

“Është një fenomen që ndodh herë pas here. Në disa raste forcat bashkëvepruese ndërmjet Hënës dhe Tokës ndryshojnë për arsye të caktuara dhe kjo pasqyrohet në një vlerë më të madhe të tërheqjes ose avancimit të detit në drejtim të tokës”, thotë Ibrahim Milushi, Përgjegjës i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

Absolutisht nuk ka asnjë rrezik për cunam. Në rastin e detit Adriatik që mund të konsiderohet I mbyllur, këto batica janë deri në disa centimetra, le të themi 30-40 centimetra dhe jo më shumë. Në disa zona p.sh. në Kanada këto batica shkojnë nga 13-18 metra, pra baticat dhe zbaticat atje kanë lartësi jashtëzakonisht të madhe.

Deti në Shëngjin dhe Vlorë është tërhequr maksimumi deri në 15 centimetra. Deti do të shkojë në nivelin e mëparshëm pas 24 orë e 50 minuta. Pra nuk ka asnjë arsye për alarm apo panik tek njerëzit.