Ballina Sport Pas Abramovichit, qeveria britanike i vihet pas edhe pronarit të Manchester City

Pas Abramovichit, qeveria britanike i vihet pas edhe pronarit të Manchester City

 

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të sjellë pasoja në Premier League. Kësaj radhe, protagonist është pronari i Manchester City, sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai u takua javën e kaluar me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asaad, i cili është aleat i Vladimir Putin. Ky takim është dënuar direkt nga qeveria britanike, që e akuzon sheikun Mansour për “moskontribut për paqen”.

Edhe opozita në Britaninë e Madhe tha se një person i tillë nuk është i denjë për të qenë pronar i një klubi futbolli në Premier.

“Në Siri kanë ndodhur vrasje barbare në masë, ndërsa Putin po bën të njëjtën gjë në Ukrainë. Habitem se si mund të takohesh me këta persona”, the deputeti Chris Bryant.