Ballina Histori A JU KUJTOHET AJO KANGA?!

A JU KUJTOHET AJO KANGA?!

 

Nga Fritz RADOVANI

-Kordinator i “Gazeta e Alpeve” në Australi

(Në foton kryesore: Malet e VERMOSHIT)

Ishte viti 1946. Në Radio “Shkodra” filloi muzika e kerkueme nga publiku.

Që në ditët e para po kerkohej një kangë shumë e njohun nga shkodranët:
“Ooooo, shumë durojmë e, s’ po pelsasim…”.

Nder lagjet e Shkodres sa fillonte transmetimi i asaj kangë, si me komandë çohej zani i radiove në kupen e qiellës. Të dukej se, të gjithë shkodranët po ishin tue pritë me padurim fillimin e mbarimin e asaj kange të vjeter. Radio para transmetimit tregonte se po ndigjoni kangen e kerkueme nga ndigjuesi i cili, vazhdonte me e kerkue çdo javë, po se kush ishte ai nuk dihej.

Mbas disa javësh filloi me u pershpëritë se sikur, po kerkohet personi që po e kerkon kangen “Ooooo, shumë durojmë e, s’ po pelsasim…”. Ishin vue në rrugat e Shkodres njerzit e sigurimit të shtetit, me vrojtue kush postonte në kutijat e postës letra, mandej në darkë kur hapshin kutijat vrenin me kujdes se “cili qytetar mund t’ ishte derguesi që kerkonte kangen nga radio?”.

Kaluen jo javë po muej, dhe agjentët e sigurimit nuk binin në gjurmët e tij.

Atëherë, sigurimi i shtetit filloi me shpernda agjentat e vet nder lagjet ku ata dyshonin, dhe me pergjue pranë dritareve a flitet gja per kangen?!

Sikur dikush i merrte vesht planet e vezhguesve të sigurimit dhe, pikrisht në lagjet ku pergjohej, filluen mos me e ndigjue me za të naltë radio posten.

Nder disa vendpunime filluen edhe provokimet, po edhe këta pa rezultat.

Ndoshta, kishin kalue shumë vite mbas kësaj ngjarje aq shumë të kerkueme dhe pa rezultat nga agjentat e sigurimit të shtetit, kur një Burrë nga Thethi që ishte arrestue per “agjitacion e propagandë”, dënue me shtatë vjet burg i tregoinjë Mikut të vet, se: “Kam pasë fat të madh që, kur kam ra në vitin 1944 në Shkoder, s’ i kam tregue askujt se, unë i kerkojshe Radio Shkodres në programin e muzikës kerkueme kangen “Ooooo shumë durojmë e, s’po pelsasim…”. Në burgun e Burrelit mora vesht se unë ishe kerkue me vite.”

THETHI

Para pak ditësh lexova një artikull nga z. Frank Shkreli, ku mora vesht një nga lajmet ma të paprituna prej meje:“Stalini e Lenini ishin prap në Tiranë” dhe siduket, po pritshin “mërritjen e mender me thanë, Everit”. Tirana e Esad Pashës, Tirana e masakrave ma të mnershme të viteve 1944 – 1990, të bame nga tiranët e vrastarët ma barbar të Shek. XX, Tirana mosnjohjes së ASNJË krimineli barbar të gjakderdhjes gjysëshekullore të komunizmit, pra bash ajo Tirana e “rilindjes” së baballarve të kriminelave të sotem, ose ma mirë me e percaktue: “Tirana aleate e Beogradit shperthyem komunist”, Tirana antinjerzore dhe kështjellë e vllavrasjes komuniste antieuropjane”, ajo Tirana e podrumeve të sigurimit ma kriminal që njeh historia e vendeve komuniste, i dishmon Popullit Shqiptar se: “Ne jemi ata tiranë që ishim!”.

Po fatkeqsisht, Shqiptarët nuk janë ma Ata Shqiptarë që ishin dikur! Ata sot as nuk dishrojnë me dijtë se, perditë e pernatë marrshojnë drejtë zhdukjes!

Ate që diktatori Stalin ia kerkoj në 1945 marrshalit Tito, me aneksimin dhe zhdukjen nga harta e Ballkanit të Shtetit Shqiptar, atë veper kriminale sot po e realizon “rilindja komuniste”, me diktatorin e ri everist, ramizist, stalinist, leninist dhe kapitalist: Edi Rama.

***

Besoj Ju kujtohet historia Vllazen e Motra Shqiptarë! Kurr mos harroni!

Edhe një Shekull ma perpara, në Vermosh dhe në Thethin e bukur Heroik, ka fillue idea per shperbamjen e Shqipnisë në 1924, nga Zogolli e Pashiqi.

E mendja më shkoj te Burri Trim i Malësisë që, i kerkonte Radio Shkodres
kangen: “Ooooo… Shumë durojmë e, s’ po pelsasim!”

Deri kur kështu, o Shqiptarë! Mu në zemer t’ Europës po, jashta Saj?

Melbourne, 23 Mars 2022.