Nga Xhemi HAJREDINI – Strugë, MV.
Nuk dua të të takoj, miku im,
thinjat e rrudhat, s’ti shoh dot,
30 vjet më parë, azgan e trim,
sot sytë e zinj mbushur me lot.
Ec o zemërgjerë, mos ngurro,
ai që kam qenë, po ai dhe jam,
pra eja, mendjen mos lëndo,
vetëm ca vjet më shumë i kam.
Ca paranojak jam bërë, o shok,
vapa me gushtin ka ikur, duket,
më janë hapur sytë kokërdhok,
nga shpirti krenaria më struket.
Që ka ndërruar muzika, po e di,
e di që shushunjat janë shtuar,
eja ti, t’u tregojmë si me magji,
si është kur gjen sofrën shtruar.
© Xhemi Hajredini
Strugë, 22 mars 2022
(Fotografia nga Mbrëmja poetike, organizuar nga “Klubi i librit” dhe “Life Center”, për nder të Ditës botërore të poezisë, Strugë 21 mars 2022)