Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, tha presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase.
“Ne kemi një ultimatum me pika ndiqe atë dhe pastaj do t’i japim fund luftës. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin,” thotë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik ukrainas Suspilne, cituar nga Reuters.
Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t’u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.
Por Ukraina e injoroi ultimatumin, duke thënë se dorëzimi nuk është opsion.