Ballina Shëndet Simptomat e para të kancerit të mushkërive ndërlidhen me një sëmundje

Simptomat e para të kancerit të mushkërive ndërlidhen me një sëmundje

 

 

Kanceri i mushkërive është një sëmundje fatale, por nëse diagnostikohet herët, mund të rrisë seriozisht shanset për shërim.

Te njerëzit me kancer të mushkërive, simptomat nuk shfaqen shpesh derisa gjendja të ketë arritur një fazë të mëvonshme të sëmundjes.

Megjithatë, disa njerëz mund të vërejnë simptoma që ata mendojnë se lidhen me një sëmundje më pak serioze, akute.

Simptomat e para përfshijnë:

• humbje e oreksit,

• ndryshime në zërin e dikujt,

• infeksione të shpeshta të gjoksit, si bronkiti ose pneumonia,

• kollë e zgjatur që mund të fillojë të përkeqësohet,

• gulçim

• dhimbje koke të pashpjegueshme

• humbje peshe,

• fishkëllimë gjatë frymëmarrjes.

Një person mund të përjetojë simptoma më të rënda të lidhura me kancerin e mushkërive.

Këto përfshijnë dhimbje të forta gjoksi ose kockash ose kollitje me gjak.