Me male, pyje, rrugica me baltë e gurë,
Ka lindur njerëz fisnikë e zemërbardhë.
Ndër shekuj e vite ka luftuar për Liri e Flamur,
Asnjë pushtues dot nuk e ka gjunjëzuar .
* *. *
Naim Frashëri, Arkitekt Kasemi e të tjerë,
Ishin Skraparlinj, me origjinë Tomorricarë.
Abaz Aliu u kthye në Vendlindje menjëherë,
Shenjteroi Malin Tomor, ku falen besimtarët.
FISNIKERI
Në Skrapar pihet raki e zier dy herë
Dhe vallja hidhet me fustanellë.
Miku, shoku pritet me bujari e respekt,
–Mirëseerdhe! – i thotë, e pret çdo derë.
DOBRUSHA
U linda e u rrita në këto male e shkrepa,
Ku Atdhedashuria e bujaria rrezatojnë dritë.
Me njeri-tjeterin përshëndetemi: –Tungjatjeta!
Këto tradita nder vite përcillen te femijtë.
Dobrusha është Faltorja ime e shenjtë,
Asaj i falem me dashuri, respekt e mall.
Si Vendlindja s’ka askund në këtë botë e jetë,
Një grusht dhe prej saj duam të gjithë mbi varr.