Dredhëzat nuk janë vetëm të shijshme, por ato përmbajnë edhe shumë elemente të rëndësishme dhe të nevojshme për trupin.

Megjithatë nuk është e thjeshtë që të zgjedhësh dredhëzat e duhura kur i blini.
Më poshtë janë disa gjëra që nuk duhet t’i harroni kur dëshironi të konsumoni dredhëza:

Aroma
Mbi të gjitha ju duhet t’i kushtoni rëndësi aromës në momentin që i zgjidhni. Dredhëzat e mira kanë një aromë të fuqishme. Nëse era nuk ndihet edhe aq shumë, atëherë mund të mos jenë të freskëta.

Ngjyra
Dredhëzat e mira janë të kuqe të ndritshme. Në momentin që ato nuk kanë këtë ngjyrë, atëherë diçka nuk është në rregull me to.

Gjethet
Gjethet e dredhëzave tregojnë shumë për cilësinë e tyre. Nëse ato janë të thata dhe të zverdhura, kjo do të thotë që kanë qëndruar për shumë ditë.