Shqipja shtrinë krahët

N’katër republika…

Këtij “Open” Ballkanit

Na i rëntë pika!

 

Nuk e paskam ditur

Çdo të thotë i hapur?

S’është kollaj të jesh

Nga koka i kapur!

 

Por, kokat shqiptare

Duken shumë të zgjuara,

Veç për kryeministër

Qenkan të gatuara!

 

N’Shqipëri e n’Kosovë

N’Mal të Zi e n’Maqedoni,

Shqipet lëshojnë rrënjë

Thellë në Qeveri!

 

Tani dhe Dritani

Një djalë ulqinak,

T’ngjitet n’Qeveri

S’e ka zor aspak!

 

Ka mbetur Lugina

T’mendoj në Serbi,

Se si të rrëmbej

Ndonjë Ministri…

 

Me kryeministrat

E kemi më lehtë,

Deri në Evropë

Të shtrijmë pushtet!

 

Pse t’mos qeverisim

Edhe n’Diasporë?

Kur kemi resursin

E pasur njerëzor!

 

A nuk thamë dje,

Si sot të llastuar?

-Shqiptarët e integruar

N’Evropën e bashkuar!

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)