Kryeministri Edi Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika duke nisur që nga indeksimi i pensioneve në muajin prill, rritjen e pagës minimale, 3,000 Lekë në muaj për periudhë 3 mujore për kompensimin e rritjes të produkteve të shportës, për shtresat vunerabël.
Paketa me 7 pika:
1.Do përdoret fondi 36 mln USD për indeksimin e radhës për pensionet.
2.Rritja e çmimeve për produktet e shportës që është 7% sipas INSTAT, 3,000 lekë kompensimi per 434 mijë përfitues për 3 muaj pagesa. Për këto kategori: Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale; Pensionistë të invaliditetit; Pensionistë që jetojnë vetëm; Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër. Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.
3.1,4 mld lekë për naftën pa taksa për fermerët, fondi shtohet 5 mln USD. Jemi gati të mbulojmë të gjithë fermerët.
4. 5 mln dollarë për të paguar diferencën e çmimeve për transportin urban në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
5. Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 40,000 lekë, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 50,000 lekë, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 150,000 deri në 200,000. Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%.
6. Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.
7. Shtojmë 200 mln USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.
PAKETA E PLOTË