Shqiptarët po arrijnë të shtrijnë sukseset e tyre përtej kufijve.
Së fundi, dy këngëtarë nga Kosova kanë realizuar një sukses tjetër.
Bëhet fjalë për Yll Limanin dhe Fifin, ku dyshja kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.
Këtë e ka bërë të ditur vet Limani në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.
Përveç dy këngëtarëve edhe tekstshkruesi Fatjon Miftari ka marrë pjesë në realizim e kësaj kënge.
“Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha më tej Ylli.
Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.
Theksojmë që festivali evropian i këngës këtë vit do të mbahet më 10,12 dhe14 maj në Torino të Italisë.