Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-covid për hyrjet në vend.
Në një njoftim për mediat, ministria e Jashtme thotë se nga sot, qytetarët shqiptarë, do mundin të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid-19.