(13 Mars – 13 Maj 2022)
“Gazeta e Alpeve” përgjatë muajit 13 Mars-13 Maj 2022 ndërmerr një Aksion Kulturor për Bibliotekat e Kosovës në pajisjen e tyre me Koleksionin e gazetës tonë për katër vitet e botimit të saj 2018-2021.
Edhe gjatë viteve të fundit, drejtues të “Gazeta e Alpeve”, miq të saj, si Halil Ahmeti në Gjakovë, Ibrahim Gashi në Prishtinë, Maxhun Osmanaj në Istog, Sejdi Berisha në Pejë e të tjerë kanë dorëzuar koleksione pjesore të gazetës në disa nga bibliotekat e Kosovës.
Redaksia e Gazeta e Alpeve në Kosovë do të marrin të gjitha masat e duhura për dergimin e Gazetës së Alpeve në rrugë zyrtare në të gjitha bibliotekat publike të Kosovës, duke bashkëpunuar dhe me Ministrinë e Kultuës, Rinisë e Sportit të Kosovës dhe me komunat përkatëse në Rajonet e Kosovës.
Redaksia e Gazeta e Alpeve në Kosovë për vitin 2022 nuk do të dergojnë gazeten në bibliotekat publike të Kosovës, pasi deshiron që bibliotekat e drejtoritë kulturore të kryejnë abonimin në Gazeta e Alpeve, sipas fondeve të tyre shtetërore. Përjashtim do të bëjnë vetëm kontigjenti i detyrueshëm në 5 kopje të “Gazeta e Alpeve” për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
Në Maj 2022 do t’ju bëjmë me dije nwpwrmjet faqeve të “Gazeta e Alpeve” për përfundimin e këtij Aksioni Kulturor për Bibliotekat e Kosovës, për pajisjen e tyre me “Gazeta e Alpeve” për vitet 2018-2021.