BIJTË E RUSËVE TË ARDHUR DJE, PROTESTOJNË SOT NË BEOGRAD NË PËRKRAHJE TË VËLLEZËRVE TË TYRE TË SIBERISË

Nga prof. dr. Abdulla MEHMETI

Protestat në Beograd dhe qytete të tjera në Serbi, si dhe propagandën në mediet e Beogradit zyrtar dhe në disa qendra të tjera në shtetet ballkanike, nuk i organizojnë banorët vendës, por pasardhësit e familjeve ruse të ardhura në këto vise nga viti 1878, 1913 dhe 1945, si aficerë të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe (jugosllave), priftërinj (edhe si hoxhallarë rusë) të kishave pravosllave (pravoruse), mësues të shkollave ruse (serbe, jugosllave), si dhe gazetarë, administratorë dhe agjentë të propagandës ruse në vendet ballkanike.
Gjyshërit e këtyre që protestojnë sot në Beograd, jo më herët se para një ose dy shekujve kanë ardhur nga shkretëtirat e Siberisë, prandaj sot protestojnë bijtë e tyre, jo vetëm për përkrahjen e agresionit rusomadh të Kremlinit mbi Ukrainën, por edhe për shkak të frikës për të kaluarën kriminale të baballarëve dhe gjyshërve të tyre në këto hapësira, për veten e tyre dhe të ardhmen, të mashtruar deri më sot nga propaganda për “lavdinë” e rrejshme ruse-jugosllave, “botën serbe”, “vëllazërinë sllave”, si dhe të ardhmen e tyre kinse të “e errët” që i pret nga vlerat e demokracisë (liberale) evropiane, sepse nuk janë mësuar të jetojnë të barabartë dhe bashkë me popujt tjerë liridashës të rajonit ballkanik dhe të Evropës, ku nuk do të mundin të jetojnë edhe më tej me gjak dhe krime, si sundues mbi kurrizin e popujve të tjerë fqinj (josllavë) në rajonin ballkanik (Gadishullin e Ilirisë).

(5 mars 2022)