Ballina Kulturë LSHK-ja mbajti Akademinë Letrare -Artistike “ORA E LIRISË” Çmimi “Adem ...

LSHK-ja mbajti Akademinë Letrare -Artistike “ORA E LIRISË” Çmimi “Adem Demaçi” juria ia ndau prof. dr Adem Zejnullahut

Nga MAXHUN  OSMANAJ – Istog, Kosovë

Për  të  pestën  herë  me  radhë, për  nder të  Epopesë   se  Jasharëve, UÇK-së  5,6,7 Marsit  dhe komandantit  legjendar,Adem Jashari  , më 5 mars 2022,  në Bibliotekën Kombëtare  Popullore  “Pjetër Bogdani”  u  mbajt  Akademia Letrare-Artistike  “Ora  e  Lirisë”. Akademinë  e  hapi  kryetari  i LSHK-së prof.dr.Shyqri Galica , i cili në  fjalën  e  rastit  , në  mes  tjerash theksoi :” Kjo  datë  shënon  dhe fillimin  e  luftës  së  UÇK-së  dhe  të heroizmave  të  shumtë  të atyre  që  ranë  në altarin e  lirisë.LSHK-ja  vazhdimisht  shënon  në  forma  të  ndryshme  luftën  e  popullit  tonë  për  liri  e  bashkim kombëtar, veprimtarinë  atdhetare  të personaliteteve kombëtare  dhe heroizmin  e  shumë prej tyre  që  nuk kanë kursyer për Atdhe  më  të  shtrenjtën  e vet-jetën!”

Punimet  e  tyre  në vargje  i lexuan mbi katërdhjetë poetë,të cilët  konkuruan  me  shifër , ndërsa  tematika  edhe pse ishte  e  lirë, dominoi  ajo  e Jasharëve,heroizmi  dhe flijimi i tyre  dhe Dëshmorëve  të tjerë  për  liri dhe pavarësi.Në  një çast  pushimi, poeti  dhe regjisori, Dibran Fylli  deklamoi në skenë para të pranishmëve ca vargje  nga Epopeja  e UÇK-së, ku  ngjalli emocione  dhe krenari ku  u përcjellë  me duartrokitje  frenetike  të zjarrta.

Në fund , juria  ndau  Çmimin “Adem Demaçi” poetit dhe studiuesit prof.dr .Adem Zejnullahut, një komplet  të veprës  së shkrimtarit  dhe atdhetarit, Adem Demaçi.Ky  manifestim  ndan  vetëm  këtë  çmim,sado që kishte  edhe poezi  të tjera  të pjekura, tha kryetari Galica.