Ballina Rajoni Ardita Sinani: Komuna e Preshevës sapo ka përfituar projekte të reja në...

Ardita Sinani: Komuna e Preshevës sapo ka përfituar projekte të reja në një vlerë të përbashkët mbi 100.000 euro

 

Dy projektet të reja

Rehabilitim energjetik dhe pastrim të hapësirave urbanistike

Këto janë fushat ku Komuna e Preshevës sapo ka përfituar projekte të reja në një vlerë të përbashkët mbi 100.000 euro

Projekti i parë për rehabilitimin energjetik të banesave dhe shtëpive familjare është mbështetur nga Ministria e Minierave dhe Energjetikës të Republikës së Serbisë, në vlerë prej 4.500.000 dinarëve

Projekti i dytë për blerjen e makinerisë moderne për pastrim të hapësirave urbanistike është mbështetur nga Ministri pa portofol, në konkursin e Programit për mbështetje të zhvillimit të komunave të pazhvilluara, në një vlerë prej 8.000.000 dinarëve

Mirënjohje Zyrës për Zhvillim Ekonomik të vetëqeverisjes lokale për përgatitjen profesionale të dokumentacionit që ka rezultuar me përfitimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme

Vazhdojmë me Qeverisje të mirë. Me projekte të reja. Për Preshevën e Re

#QeverisjaEmirë#RehabilitimEnergjetik#ZyraPërZhvillimEkonomik#PreshevaEre