UEFA ka thirrur mbledhje me urgjencë pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe me valën e dytë të sulmeve ka regjistruar një numër të madh viktimash.

Ditë më parë flitej se UEFA mund t’i hiqte Rusisë të drejtën e organizimit për finalen, dhe tani një gjë e tillë duket se do të formalizohet.

“Duke ndjekur zhvillimet e fundit në situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i UEFA thërret një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv, për orën 10:00, më 25 shkurt, që të vlerësohet situata dhe të merren vendimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e UEFA, përcjell lajmi.net.

Gjasat janë të mëdha që UEFA ta privojë Moskën nga e drejta për organizimin e finales, por mund të ketë vendime edhe lidhur me skuadrat ukrainase.