Ballina Personazh ‘Nuk e di a do jem gjallë’/ Presidenti ukrainas: Kam frikë për...

‘Nuk e di a do jem gjallë’/ Presidenti ukrainas: Kam frikë për jetën

 

Pak pas nisjes së sulmit rus mbi Ukrainë, gazeta britanike ‘Guardian’ raportoi se qëllimi i Vladimir Putinit është rrethimi i Kievit dhe ndryshimi i qeverisë.

Sipas saj, do të synohet largimi i presidentit Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit ka pranuar se ka frikë për jetën e tij. Në një bisedë me kancelarin austriak, Karl Nehammer, ai ka thënë se druhet jo vetëm për vendin e tij, por edhe për jetën e tij.

Nehammer tha se presidenti i kishte thënë se nuk e dinte se sa gjatë do ishte gjallë.

Më tej ai kishte deklaruar se luftimet janë të ashpra dhe ka shumë të vdekur e të plagosur.

Presidenti ukrainas ka kërkuar ndihmë urgjente nga Europa dhe bota, duke thënë se nuk e di nëse vendi i tij do ekzistojë më.