Nga Neki LULAJ
Çuditërisht
këtij shekulli po i vje era luftë, skëterrë, tmerr
Ajrit po i vjen era barot
Tokës po i vjen era gjak
Arsyes po i vjen era genocid që vdekje mbjell.
Servilët e mashtruar ne uniforma
Koten të mbërthyer në një koracë të rrallë
Gulfat e ujit ju rrjedhin mbi rroba
Në llogoret e vdekjes duket roja
Në acarin me fërfëllazë, me borë e baltë.
Demonët e zinj
flenë mbi harta me gërsherë në dorë.
E mbarë njerëzia e globit
Në mes ëndrres dhe zhgjëndrrës.
Dridhen
nga frika nga kryeneçësia që të mallkon.
Po mashtrohet bota me gënjeshtra shekullore
Po e lëmojnë globin me shputa ariu
Me gërshërë leshi.
Më prangat që të mbeten mes dore.
Po druhem shiut acidik në hapësirë
shoh zogjtë në fluturim.
Iu përvëlohen krahët
Po iu këputen gishtërinjtë e shpresës
Dhe rrëzohet dita që sjell ardhmërinë.