Ballina Aktualitet PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SHTZ. ILIR META IU PËRGJIGJET ME SHKRIM...

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SHTZ. ILIR META IU PËRGJIGJET ME SHKRIM PYETJEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHQIPËRISË

 

 

Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, disa media, me qëllim disinformojnë hapur, duke gënjyer ditën për diell lexuesit e tyre, për përgjigjet e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Siç mund të verifikohet lehtësisht në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në linkun:
NUK JAM SHPREHUR, që për deklaratat e mia jam frymëzuar nga Kryeministri Rama.
Çdo pretendim tjetër:
ËSHTË GËNJESHTËR!
ËSHTË FAKE NEWS i përgatitur nga Zyra e Propagandës në shërbim të FASHIZMIT!
E VËRTETA është se në përgjigje të pyetjes numër 6 të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Altin Binaj jam përgjigjur se:
“Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama”.
BOLL ME GËNJESHTRA!
BOLL ME PROPAGANDË TË PËRSËRITUR!
MOS I SHËRBENI FASHIZMIT!
MË SHUMË RESPEKT PËR FJALËN E LIRË!
MË SHUMË RESPEKT PËR TË VËRTETËN!
MË SHUMË RESPEKT PËR LEXUESIN TUAJ!
I ftoj të gjithë shqiptarët e interesuar për përgjigjet e 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese, të lexojnë vetëm faqen zyrtare:
Ju bëj gjithashtu të ditur se në rrjetet e mia sociale, sot pas orës 14:00, përgjigjet do të publikohen të plota, në funksion vetëm të transparencës, së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik.