Ballina Kulturë VAJZA PA DUVAK

VAJZA PA DUVAK

 

 

 

(Nga poeti Neki LULAJ për  heroinën Ylfete HUMOLLI)  

 

Ti nuk e deshe duvakun e nusërisë.  

Po kërkove krismat e pushkës së lirisë  

Kush i shembi mitet  më bukur si ti. 

Kush u bë theror për shqiptari.  

  

Ti u murose në ngrehinat e trimërisë, 

vajza e babës shqiponjë e maleve  

At ditë shinat e hekurudhës pa mbarim  

Hapën sytë e shkronjave si palët e valëve.  

  

I shtrënguan dhembët fort gjer një dhimbje 

Nga britma librat qanë qanë pa pushim.  

Pranverat s`paten lule në lulëzime 

Se krismat e mortit ndalën atë ditë.  

  

Ti ishe vajza e bukur e gjyshes Norë  

Ti ishe  mbesa e nënës Shotë.  

Herë Norë Kelmendi, herë si shqiponjë.  

E herë Shotë Galica që koha e kujton.