Nga Agron SHABANI – Gjermani

Duke përfituar nga kriza ose marëdhëniet e acaruara në mes Britanisë së Madhe dhe Pontifikatit (Selisë së Shënjtë) në Vatikan ose Europës katolike, pas “martesës së kontestuar” të Henrikut VIII të Anglisë me bukuroshën ekskluzive dhe ekzotike, An Bolyen dhe “divorcit historik” të Kishës anglikane nga Papati (Pontifikati): Mbreti Fili i Dytë i Spanjës, në vitin e largë 1558, kishte hartuar plane sekrete për të pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Britaninë e Madhe me “armadën” e tij prej me shumë se 15O luftëanijesh dhe mbi 3O. OOO trupash spanjolle të ankoruara asokohe rrënzë brigjëve detare të Mbretërisë së Bashkuar. 

E gjithë kjo për t’iu hakmarrur anglezëve ose britanikëve për ish mbretëreshës Katarinë nga Spanja të braktisur ose përndjekur nga manarku (mbreti) anglez, Henriku XVIII, pas martesës së tij me An Bolyen, me anë të kinse “luftës së shënjtë” kundër anglezëve.

Ndërkohë që Pizaro, Cortesi, Alavesi, Alvaresi dhe të tjerë nga Spanja imperiale ose kolonialiste, asokohe e kishin bërë namin ose kërdinë në vende dhe rajone të Amerikës Latine, duke i vrarë, shtypur, dhunuar dhe masakruar njerëzit ose popujt e pafajshëm autokton ose indogjen, si dhe duke ua plaçkitur ose konfiskuar me mijëra tonelata arë, argjent, rubin, safir, xhevahire ose diamante të ndryshme, duke e bërë Spanjën e asokohëshme fuqinë me të pasur kolonialiste të globit.

Ndërkaq, Angilia atëbotë ndodhej në një krizë të madhe finansiare dhe ekonomike si pasojë e embargos ose bojkotit të Anglisë nga Vatikani dhe pjesa tjetër e Europës kontinentale ose katolike. Arka e shtetit Arka e shtetit ishte nën xero (-O).

Në krye të kurorës ose fronit mbretëror të Mbretërisë së bashkuar, akoma ndodhej Mbretëresha Protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, e cila ishte edhe e bija e njohur markante dhe intelegjente e Mbretit Henriku i Tetë të Anglisë.

Elizabeta I e Anglisë, ashtu sikuse i ati i saj, Mbreti Henriku VIII, ishte zotuar për dominimin ose primatin e ‘racës së kualifikuar ose superintelegjente’ anglo-saksone në luftë kundër Mbretit Filipit II-të dhe “armadës” spanjolle.

Edhe strategu, pirati dhe komandanti i shquar anglez, Francis Greig (Frënsis Greg) i cili ua kishte konfiskuar asokohe me tepër se 3O tonë municion ushtarak, ari, argjend, xhevahire të ndryshme ose diamante kusarëve spanjollë, kishte qëlluar me fat: Në Londër, Frënsis Gregun dhe suitën e tij, i kishte pritur me nderime të larta ushtarake, mbretëresha protestante, Elizabeta e Parë e Anglisë, në vend të mbretëreshës tjetër katolike, An Stuart (An Stjuart) të Skocisë, e cila sipas ligjëve kishtare ose katolike, mund t’i denonte me varje në litar ose prerje koke për shkak të aktit të mesipërm të kidnapimit dhe konfiskimit të kusarëve spanjollë.

Edhe fitorja e ushtrisë angleze ose britanike-kundër “superarmadës” spanjolle kishte qenë epokale ose historike. Nga “Pax Britanicae”, Britania e Madhe ishte ngritur dhe promovuar në British Empire. Ne Londer, dikur me vone ishte ngritur ose themeluar edhe bursa (berza) e njojur londineze, kishin lulezuar dhe shkelqyer ekonomia, industria, finansat, kapitali, arti, kultura, letersia etj. Edhe Uilliam Shekspiri me veprat e tij, gjithashtu etj.

Vetëm për njeriun si “kafshë e lartë politike” nuk ka kafshë më të rrezikshme se sa vet njeriu.“, kishte thënë dikur mbreti Henriku VIII i Anglisë.

Ata që e njohin sadopak historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, e kanë të qartë faktin se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, kanë njohur një krizë ose përshkallëzim të thellë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Kështu që në vend të një diplomacie të kualifikuar, profesionale, intelegjente, kolokfiale, seminarike, tradicionale ose klasike, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajutura diplomacia publike, agresive ose dinamike me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, duke përfituar nga kriza ose polarizimet e brendshme në SHBA-së në njerën anë, si dhe nga divergjencat, diskprepancat dhe disonancat e ndryshme në mes Brukselit dhe Londrës e Uashingtonit në anën tjetër, pos tjerash si duket ka për qëllim përçarjen dhe në fund shpërbërjen dhe dekompozicionin e përgjithshem dhe përfundimtar të Natos dhe UE-së me anë të inskenimit të krizave ose tensionëve të vazhdueshme ose sistematike si kriza ose tensioni në Ukrainë etj.

Ambasadori i Rusisë në OKB-së, dje ose pardje, SHBA-së, Britaninë e Madhe ose Perëndimin, pa fije sensi as skrupujsh njerëzor, politik ose diplomatik, i quajti madje edhe nazi-fashist etj.

Një kualifkim ose deklaratë e papërgjegjshme, joprofesionale, iracionale, skandaloze, amorale, aspak profesionale ose antidiplomatike ajo e diplomatit ose ambasadorit rusë në OKB-së, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin ose faktët dhe realitetët e njohura në terren. Dhe, aq me pak me kodin profesional, si dhe diplomacinë e kualifikuar, ekselente, elokuente, profesionale, intelektuale dhe intelegjente.

Se këndejmi, është Rusia ajo që ka kryer agresione, invazione, inkursione ose reperkusione të egra ushtarako-policore në Ukrainë, Gjorgji (Gruzi), Çeçeni etj. E jo SHBA-së, Britania e Madhe ose Perëndimi.

Janë rusët dhe serbët (plus kinezët) ata që i urrejnë për vdekje, dhe i pengojnë gjithëkah e gjithandej edhe Kosovën dhe shqiptarët.

Lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se me e madhe ose me e lartë 

është vlera nominale, materiale, strategjike ose ekzistencialiste e “Trepçës” dhe Ujmani, se sa e të gjitha trevave ose visëve tjera shqiptare dhe atyre serbe bashkë. 

Ashtu siç janë Krimea (Sevastopoli) së bashku me rajonet tjera të Ukrainës për Rusinë.

 Në të njejtat valë me Rusinë, ndodhët ose qëndron edhe Kina, përsa iu përket urrejtjeve, xhelozive, paranojave, fobive, diskprepancave, disonancave ose paragjykimëve të njohura violente, iracionale, destruktive, dekonstruktuve, infantile dhe patologjike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit. 

Në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.

 Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tabdemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë e fortë” -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirëve të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia (ish BRSS-së) dhe Kina, pos luftës së shkurtër me 1929, gjatë vitëve 1949-1961, gjegjësisht nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë”, i kanë zhvilluar disa luftëra të pergjakshme për hapësirë ose teritor, me viktima dhe tragjedit të shumëta. Për palen kineze-sidoms. Nejse!

Mbase, gjithënjë fjala mbi metaetikën ose etikën globale dhe universale të SHBA-së….Respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, si dhe në dilemat ose hezitimet e ndryshme të shtetëve ose fuqive të caktuara të kontinentit plak, për t’iu përgjigjur pozitivisht konceptëve, formulave dhe doktrinave të reja politike, diplomatike, ushtarake, strategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -lidhur me paqen dhe sigurinë e gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale: U mor vesh se SHBA-së si suprfuqia e vetme dhe kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale dhe enciklike që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore, politike ose ushtarake, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, egos, libidos, autoritetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, materiale, finansiare, tregrare, ekonomike, jetësore ose ekzistencialiste…Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura “pentarkiste” ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe “aleancës antiamerikane” mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në “Veriun e pasur” dhe në”Jugun e varfër ose të pazhvilluar”, nuk kanë pushuar kurrë. 

Edhe sot e kësaj dite rusët, kinezët ose dikush tjetër, vazhdojnë të shohin “ëndërra të ndryshme “revolucionare” ose “kontrarevolucionare” mbi ndarjen, përçarjen ose copëtim e SHBA-së. Respektivisht, supërfuqisë së vetme dhe kryesore të globit. Kjo sidomos pas shpërbërjes ose shkatërrmit të përgjithëshem dhe përfundimtar të ish ‘perandorisë së kuqe’ ruso-sovjetike apo ‘mbretërisë së të keqës”, siç do e quante dikur Presidenti Regan ish Bashkimin Sovjetik dhe “Traktatin e Varshavës”. 

ASh