Nga Agron SHABANI – Gjermani
Siç dihet, të gjitha ndryshimët, metamorfozat e ndryshme ose transformimët, kanë vellon e melankolisë dhe nostalgjisë së pafshehur oselakuriqe në vet faktin se të gjitha ato që i kemi lënëprapa vetës dikur, janë pjesë e jona që mund të nashfaqet ose përseritët vazhdimisht.
Se këndejmi, ne shqiptarët, për shkak tëparadokseve dhe padrejtësive reaksionare dheanakronike nga e kaluara, sikur kemi përceptime, averzione, anticipime dhe paragjykime të shumëtaobjektive dhe subjektive ndaj rusëve ose ndaj Rusisë sifuqi (superfuqi) botërore ose planetare. Ndaj turqve oseTurqisë-gjithashtu. Ndoshta edhe kemi shumë drejtë, kur mendojmë dhe reflektojmë në “Kongresin e Vjenës“(1815), “Kongresin e Berlinit” ose “Traktatin e Shën Stefanit” (1878), ‘Konferencën e Londrës“( 1913 dhe 1915),”Traktatin e Versajës“(1919), “”Konferencëne Parisit“(1945) etj.
Krejt në rregull kjo.
Njerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth imbyllur vicioz ose biocenoz, por një glob (botë) oseelipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në tëcilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktët dhedeshmitë, dhe në tjetrin, formulat, idetë e ndryshme oseteoritë reale dhe dialektike.
Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj qëduam, asaj që mundëm dhe asaj që dijmë, sikur naduken të mjaftueshëm për t’i njohur, kuptuar, detektuar(deshifruar) dhe analizuar çështjet ose aspektët e lartagjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera tëpolitikës dhe sigurisë globale, kur Rusia (plus Turqia)-janë faktor, akter ose protagonist të rëndësishem oserelevant, deshtëm a s’deshtëm të pajtohemi ne shqiptarët.
Ndaj, edhe animët ose pozicionimet tona nëkampin (bllokun) e njohur të Ukrainës-kundër Rusisë, mund të quhen të ngutshme, paushalle, imagjinare osefiktive për çastin ose momentin. Pavarësisht rënditjesose konstelacionëve të ndryshme ushtarake, politike, diplomatike etj.
Mos të harrojmë se rusët dhe amerikanët, sëbashku me anglezët, gjermanët, francezët, italianët dhetë tjerët, i studiojnë, eksplorojnë dhe ekzaminojnëbashkë Marsin, Afërditen, Saturnin ose Jupiterin, sëbashku me sistemët tjera interstelare ose galajtike: Ndaj, edhe lufta ose konflikti eventual në mesPerëndimit dhe Rusisë për shkak të Ukrainës, me tepërtë ngjanë në rastësi, apo si thonë në një “pseudonimhyjnor ose profetik” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti tënënshkruajë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe kapacitetët osepotencialet e njohura nukleare ose atomike të Rusisë sëbashku me lidhjet e fuqishme shpirtërore, emocioonale, mentale, psikologjike, shtetrore, naionale ose patriotiketë popullit të madh rusë me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe anasjelltas së bashku me lidhjet e shumëta fetare, kulturore, historike, familjare, farefisnore, gjenealogjike, gjuhësore (linguistike) dhetë tjera në mes rusëve, ukrainasve dhe bjellorusëve.
Ndaj, mëqe sipas H. Bergsonit dhe E. Frommit:, “ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, sigjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik, diplomatik ose ushtaraj, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhediplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicioninose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhenuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund tëriparojnë dhe kompenzojnë.” Atëherë do theksuar nëvazhdim se njerëzit e elitës ose superstrukturës sënjohur ushtarake, politike dhe diplomatike të globit (e sidomos intelegjenca amerikane, britanike, gjermane, franceze, italiane etj.) i kanë të njohura këto fakte. Janënë pyetje çështjet ose aspektët e njohura sentimentale, emocionale, sociopsikologjike, antropokultuore, antropohistorike etj.
E dyta: SHBA-së, Natoja ose Perëndimi, në kuadertë vazhdimit të “luftës së ftohtë“( me mjeta tjera)-kundër Rusisë dhe Presidentit të saj, Vlladimir Putin: E kanë ngritur dhe fuqizuar aq shumë Kinën dhePresidentin e saj, Shi Xhin Pin, saqë Kina (jo Rusia)-parqet sot armikun dhe rezikun kryesor për paqen dhesigurinë globale ose universale të planetit tonë.
Ndërkohë që janë rusët ata si gardian ose dalëzotësnuklear ose atomik në vijen e parë të frontit, në kushtëtose rrethanat e rënduara të një sulmi ose invazioni tëmundshëm të 1.5 miliard kinezëve në kohëra dhehapësira të gjëra kontinentale dhe interkontinentale.
Ndryshe nga kjo, sipas politologëve ose analistëvetë specializuar dhe kompetent, në raste ose situata tëndryshme krizash ose konfliktësh latente osepermanente si ajo në Ukrainë, pos tjerash janë tëpreferuara metodat e njohura të diplomacisë sëkualifikuar, kolokvilale, seminarike ose intelegjente, sipas të së cilës, mund të ngriten, ndërtohen ose arrihenkonsenzusi ose kompromisi i përgjithshëm pa prolongimin, anashkalimin ose nënçmimin(ç’vlerësimin) e asnjerës palë me anë të dialogut, komunikologjisë ose gjuhës së përzgjedhurprofesionale dhe elokuente.
Në këtë frymë, solucioni ose modeli franko-gjerman, të duket me i afërt ose me praktik në kuptimine arritjes së një konsenzusi ose kompromisi tëpërbashkët si “statu quo politike dhe ushtarake” ose“modus vivendi” për çastin ose momentin.
Analistët ose njohësit e kualifikuar dhekonfindencial të zhivillimëve të përgjithshme nëUkrainë, janë të mendimit se Rusia dhe Presidenti i saj, Vlladimir Putin së bashku me admiralitetin dhegjeneralitetin e njohur ushtarak, janë të gatshëm tënjohin dhe garantojnë mbi 9O % të sovranitetit dheintegritetit teritorial të Ukrainës ( pa Krimenë) mu kushtin ose garancën paraprake të SHBA-së, Natos osePerëndimit, të mospërfshirjes ose mosanëtarësimit tëUkrainës në Nato dhe UE-së.
Në këtë kontekst, nuk përjashtohet edhe ngritja oselidhja e ndonjë aleance oee konfederate të re në mesRusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë si “pandan neutral” ose “digë e fortë” ndaj Kinës dhe Perënndimit. Kush e di ?!
Thonë se Diokleciani, në vitin e largët 284, përcezar (perandor) ose bashkësundimtar të Romës, e zgjodhi ose emroi rivalin e madh ose kundërshtarin e tij kryesor, Maksimilianin, për faktin se kompromisetdhe ndryshimët janë rregulla ose ligje të jetës.
Disa e shohin rolin vendimtar ose krucial të Izraelitnë shtensionimin ose deeskalimin e situatës nëUkrainë.
Thuhet se Ukraina vetëm nën udhëheqjen e liderëssë bukur, intelektuale, integjente, ekskluzive dhekarismatike, Julia Timoshenko, ka njohur zhvillim oselulëzim të përgjithshem. (A.Sh.)