Maska e gojës dhe hundës, vërtetimi i vaksinimit, të gjitha këto masa hiqen nga sot në Danimarkë, pavarësisht nga numri rekord i rasteve me Omikron. “E kemi kaluar fazën kritike”, tha kryeministrja.

Fqinja veriore e Gjermanisë po çlirohet nga pothuajse të gjitha kufizimet e koronas, pavarësisht nga numri ende i lartë i infektimeve të reja. Që nga fillimi i shkurtit, Danimarka nuk zbaton më kufizime, me përjashtim të disa rregullave të izoluara të hyrjes në vend. Detyrimi për të mbajtur maskën e gojës dhe hundës i përket së kaluarës si dhe kufizimet e mëtejshme, siç janë dëshmitë e vaksinimit, shërimi dhe testet negative. Aktivitetet e mëdha janë të lejuara, siç është i lejuar frekuentimi i lokaleve dhe klubeve të natës. Danimarka që në valën e Omikronit kërkon t’ia dalë thuajse pa masa kundër koronavirusit.

Jo më “sëmundje kritike sociale”

“E kemi kaluar fazën kritike”, tha kryeministrja Mette Frederiksen. Shifra që po mbajmë në vëzhgim tani është numri i njerëzve që sëmuren rëndë pas një infektimi. Kjo kurbë është thyer. Rrjedha më pak e rëndë e sëmundjes dhe shkalla e lartë e vaksinimit në vend janë, sipas Frederiksenit, arsyet kryesore për këtë lehtësim të përgjithshëm. Qeveria në Kopenhagë nuk e konsideron më COVID-19 një “sëmundje kritike për shoqërinë”.

Danezët e kanë bërë një gjë të ngjashme shtatorin e kaluar dhe i hoqën kufizimet e korona. Më pas numri i infektimeve të reja u rrit ndjeshëm, kjo është arsyeja pse u rivendosën edhe kufizimet.

Dänemark | Aufhebung aller Corona-Beschränkungen

Sot, ky vendi i BE me afro gjashtë milionë banorë po përjeton infektime të reja pesëshifrore në ditë, kulme që ishte e vështirë të përfytyroheshin përpara se të shfaqej varianti omikron i koronavirusit. Megjithatë, këto shifra nuk kanë ndikim aq të madh sa mendohej në situatën në spitale dhe veçanërisht në pavionet e terapisë intensive.