Ballina Diaspora NDAHET NGA JETA PAPRITUR NË MOSHËN 54 VJEÇARE, LINDITA (MIFTARI) PONARI, BASHKËSHORTJA...

NDAHET NGA JETA PAPRITUR NË MOSHËN 54 VJEÇARE, LINDITA (MIFTARI) PONARI, BASHKËSHORTJA E DR. HYDAJET PONARIT

 

​Sot goditi rrufeshëm lajmi i dhimbshëm se ka ndrrue jetë: LINDITA (MIFTARI) PONARI, bashkëshortja dinjitare e dr. HYDAJET PONARIT, e cila në moshën 54 vjeçare ndahet papritur e para kohe nga Familja, Farefisi, Shoqëria, nga kjo Kohë e Jetë, duke lanë një Emër të mirë, Dhimbje të madhe. Vlerësime e Nderime të larta.

​Familja e Madhe PONARI, Dr. Hydajet PONARI, në Njoftimin Mortor, bajnë të ditur, se:

​1.-

​PRITJA (para nisjes për në Tropojë) do të jetë gjatë gjithë ditës së sotme, deri në mbrëmje, në Tiranë, tek Funeral “HERRI”-Rruga “Asim Vokshi“. Nr. 65, Tiranë (sipas skicë-adresës në foton e mëposhtme, përballë Shkollës Teknike “Harry Fultz” dhe në afri të Klinikës Dentare “Hydajet Ponari“).

​2.-

​PËRCJELLJA e të ndjerës do të bëhet nga Lagjia“Dardania” në qytetin e Bajram Currit, ditën e Martë, me dt. 1 shkurt 2022, Ora 13.00.

​3.-

​VARRIMI bëhet në fshatin PONAR (Dushaj i Epërm) të qytetit Fierzë (Tropojë).

​4.-

​E PAMJA do të bëhet tek LOKALI “LAHUTA” në qytetin B.Curri, në datat 2 dhe 3 Shkurt 2022.