Ballina Aktualitet Dëmet e paguara gjatë 2021/ SIGAL UNIQA kryeson, paguan ¼ e totalit

Dëmet e paguara gjatë 2021/ SIGAL UNIQA kryeson, paguan ¼ e totalit

 

Kompanitë e sigurimeve paguan afërsisht 6.7 miliardë lekë ose 55 milionë euro dëme gjatë vitit 2021.

Shifrat janë marrë nga raporti vjetor mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, publikuar dje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Kthimi në normalitet bëri që struktura e dëmeve vitin e kaluar të dominohej sërish nga sigurimet e detyrueshme motorike, për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Dëmet në këto klasa u rritën me 20.3% krahasuar me vitin 2020. Pesha e tyre në strukturën e dëmeve të paguara bruto arriti në 53.5%, nga 39.2% që kishte qenë një vit më parë.

Vitin e kaluar, aksidentet rrugore në Shqipëri u rritën me 11.5% dhe kjo rritje është reflektuar edhe në shtimin e dëmeve të paguara nga siguruesit.

Rritje e dëmeve u shënua edhe në sigurimin vullnetar KASKO të mjeteve tokësore, me 20% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Rritje e dëmeve të paguara gjatë vitit të kaluar u shënua edhe në shumicën e klasave të sigurimeve vullnetare.

Dëmet në produktin e sigurimit të sëmundjeve u rritën me 22.4% ku duket se Covid-19 dhe pasojat që la në shëndetin e njerëzve kanë ndikuar në shtimin e dëmeve nga Sigurimet e Shëndetit.

Në tregun e Sigurimit të Jetës dëmet pësuan një rritje të ndjeshme, me 31.7% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ky treg i ndjeu më së shumti efektet e rritjes së numrit të vdekjeve për shkak të pandemisë gjatë vitit të kaluar.

Por cila është kompania e sigurimeve në Shqipëri që ka paguar më shumë dëme gjatë vitit 2021?

Shifrat e publikuara nga AMF tregojnë qartë dominancën eSIGAL UNIQA Group Austria si kompania që jo vetëm ka besimin më të madh tek shqiptarët duke zënë pjesën më të madhe të tregut por edhe sa i përket dëmeve të paguara.

Ndarja e tregut – Sigurimet e Jo-Jetës

Dëmet e paguara – Sigurimet Motorike 

Dëmet e paguara – MTPL e Brendshme

Dëmet e paguara – Karton Jeshil 

 

Dëmet e paguara – Sigurimi i Pronës 

 

Dëmet e paguara  Shëndet dhe Aksidente 

Dëmet e paguara – Sigurimi i Sëmundjeve

Dëmet e paguara – sipas Shoqërive të Jetës 

Dëmet e paguara – Sigurimi Jeta e Debitorit 

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere prej 23 vjetësh

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

SIGAL UNIQA, pjesë e gjigandit austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, prej 23 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.

Dëmet e paguara nga SIGAL UNIQA gjatë 2021

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU…

Për më shumë informacion:

Webwww.sigal.com.al

E-mailinfo@uniqa.al

Whatsapp+355 68 60 62 829